Bariç për pikë dhe kontratë kundër Sllovenisë

Dash Frashëri
Sllovenia vjen në ballafaqimin e dytë me Shqipërinë brenda gjashtë muajve pas dy fitoreve rresht: me Luksemburgun 3-0 (në transfertë) dhe Bjellorusinë 1-0 (në shtëpi), pikë të cilat sollën edhe përmbysjen e renditjes, kur tashmë Sllovenia gjendet e katërta, me 10 pikë pas 9 ndeshjesh, ndërsa Shqipëria e pesta, me 9 pikë, por pas 8 takimesh, një më pak se kundërshtari i radhës. BARIC– Trajneri kroat i Kombëtares sonë, Oto Baric, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, mungoi në ndeshjen e parë me sllovenët, por mund të thuhet se barazimi i marrë nga ndihmësit e tij, Sllavko Kovacic e Shpëtim Duro, ishte vepër e tij. Tekniku 74-vjecar (të 75-tat i mbushi në qershor) nuk pushoi se telefonuari Kovën gjatë gjithë ndeshjes pasi ishte duke e ndjekur atë përmes transmetimit televiziv satelitor. PËRSHTATJA - Ashtu si në pragndeshjet me Bjellorusinë e Holandën, trajneri preferoi ta përgatiste ekipin jashtë Shqipërisë, në Gjermani në ndeshjen me Bjellorusinë dhe në Holandë kundër "portokallinjve". Si një trajner me përvojë të madhe ("Kam drejtuar mbi 2 mijë ndeshje", - thotë shpesh Baric), tekniku e kupton fare mirë se përshtatja me kushtet e përafërta atmosferike ndikon mirë te skuadra. E ambientuar me mjedisin e kundërshtarit ajo mund të shprehet më mirë dhe mund të jetë më rezultative. TRANSFERTAT - Kur shikon statistikat e tetë ndeshjeve të parë të kombëtares sonë nuk mund të mos dallosh një fakt kokëfortë. Nga 9 pikët e marra, 5 prej tyre janë fituar në transfertë: 1 fitore dhe dy barazime. Duke përjashtuar tri pikët me Luksemburgut (që i kanë marrë të gjithë ndaj skuadrës më modeste të kualifikueseve nga të gjitha grupet), dy barazimet e marra në Bjellorusi (2-2) dhe sidomos ai me Bullgarinë në Sofje (0-0), janë dhe dy pikët e mëdha të Baricit. Sllovenia, përvec fitores me Luksemburgun (po 3-0 sa dhe Shqipëria), pikën tjetër të vetme në transfertë e ka marrë kundër Shqipërisë (0-0). VAZO 4 – Për të dy formacionet ëndrra për të qenë pjesë e 16 ekipeve më të mira të Europës ka përfunduar, duke parë së për dy vendet e para në Grupin G luftojnë vetëm tri ekipet e kreut, të cilat ndodhen minimalisht 8 pikë të shkëputura (Bullgaria, që e ka pushim) dhe 10 pikë (Rumania e Holanda, që sot ndeshen midis tyre në Rumani). I vetmi objektiv si për Slloveninë e Matjazh Kekut, ashtu dhe për Shqipërinë e Oto Baricit, është renditja në vendin e katërt, që do të thotë paraprakisht edhe një vend në vazon nr. 4 gjatë hedhjes së shortit të Kampionatit Botëror 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Synimet janë bërë publike dhe të dyja formacionet do të luftojnë t'i marrin pikë të plota njëra-tjetrës. BJELLORUSIA - E shtuna mund të rezultojë tragjike për Shqipërinë, pasi një humbje me Slloveninë e kombinuar edhe me fitoren e pritshme të Bjellorusisë me Luksemburgun në Minsk, do ta conte ekipin tonë edhe një vend më poshtë, pasi bjellorusasit do të ngjiteshin në kuotën e 10 pikëve, një më shumë se Shqipëria (9). Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, më 17 nëntor, pasi të ketë luajtur edhe kundër Bullgarisë në "Qemal Stafa", më 17 tetor. SKEDA E NDESHJES SLLOVENI-SHQIPËRI 13.10.2007, ora 20:30 "Arena Petrol", Celje Gjyqtarë: Gomesh (Portugali) Ndihmës: Kardinal, Miranda Gjyqtari i katërt: Ferreira (Portugali) Vëzhguesi i UEFA-s: Jan Karlsen (Danimarkë) PRECEDENTËT Kualif.Euro 2000 Shqipëri-Slloveni 0-1 Slloveni-Shqipëri 2-0 Kualif. Euro 2008 Shqipëri-Slloveni 0-0 Slloveni-Shqipëri, 20:30 GRUPI G Bjellorusi-Luksemburg 18:00 Rumani-Holandë 20:15 Slloveni-Shqipëri 20:30 Bullgaria, pushim RENDITJA Ekipi N P Rumania 8 20 Holanda 8 20 Bullgaria 9 18 Sllovenia 9 10 Shqipëria 8 9 Bjellorusia 9 7 Luksemburgu 9 0 NDESHJET E SLLOVENISË 06.09.2006 Bullgari-Slloveni 3-0 07.10.2006 Slloveni-Luksemburg 2-0 11.10.2006 Bjellorusi-Slloveni 4-2 24.03.2007 Shqipëri-Slloveni 0-0 28.03.2007 Slloveni-Holandë 0-1 02.06.2007 Rumani-Slloveni 2-1 06.06.2007 Slloveni-Rumani 0-2 08.09.2007 Luksemburg-Slloveni 0-3 12.09.2007 Slloveni-Bjellorusi 1-0 NDESHJET E ARDHSHME 13.10.2007 Slloveni-Shqipëri, 20:30 17.10.2007 Holandë-Slloveni, 20:30 21.11.2007 Slloveni-Bullgari Bilanci 9 ndeshje; 3 fitore, 1 barazime, 5 humbje. Golat: 9-12. Pikë: 9 NDESHJET E SHQIPËRISË 02.09.2007 Bjellorusi-Shqipëri 2-2 06.09.2007 Shqipëri-Rumani 0-2 11.11.2006 Holandë-Shqipëri 2-1 24.03.2007 Shqipëri-Slloveni 0-0 28.03.2007 Bullgari-Shqipëri 0-0 02.06.2007 Shqipëri-Luksemburg 2-0 06.06.2007 Luksemburg-Shqipëri 0-3 12.09.2007 Shqipëri-Holandë 0-1 NDESHJET E ARDHSHME 13.10.2007 Slloveni-Shqipëri, 20:30 17.10.2007 Shqipëri-Bullgari, 20.30 17.11.2007 Shqipëri-Bjellorusi, 20:30 21.11.2007 Rumani-Shqipëri, 20:30 Bilanci 8 ndeshje; 2 fitore, 3 barazime, 3 humbje. Golat: 8-9. Pikë: 9 Golashënuesit SLLOVENIA 9 GOLA GJITHSEJ Lavric, 4 gola Novakovic, 2 gola Vrëshic, 1 gol Sezar, 1 gol Koren, 1 gol SHQIPËRIA 8 GOLA GJITHSEJ Kapllani, 3 gola Skela, 2 gola (1 p) Curri, 1 gol Hasi, 1 gol Haxhi, 1 gol