Bariç me 5 mbrojtës përballë Sllovenisë

Nëse është për tu besuar sinjaleve që vijnë nga Sllovenia, kombëtarja shqiptare do të luajë një lojë mbrojtëse përballë vendasve duke pasur si sulmues të vetëm Erjon Bogdani. Si duket Otto Baric ka vendosur që të hedhë në fushë skuadrën me skemën 5-4-1. Porta do t'i besohet përsëri Arian Beqajt që ka tejkaluar plotësisht dëmtimin, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Nevil Dede, Blerim Rrustemi, Debatik Curri, me Altin Haxhin e Kristi Vangjelin nga krahët. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Ervin Skela, Ervin Bulku, Altin Lala e Klodian Duro, ndërsa Erjon Bogdani do të jetë i vetmuar në sulm.