E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çivu: “Na duhen edhe pikët ndaj Shqipërisë”

Kapiteni Kristian Civu është i paduruar për të të dhënë gjithcka në ndeshjen e së shtunës kundër Holandës dhe për të vazhduar ëndrrën për të qenë pjesë finaleve të Euro 2008.
Dueli
Në krye të Grupit G, me pikë të barabarta me Holandën e vendit të dytë, Rumania ka shanse të mëdhaja për kualifikim nëse ajo fiton në Konstanta, por qendërmbrojtësi, i cili mbush 27 vjec javën e ardhshme, refuzon në mënyrë diplomatike ta refuzojë këtë. "Ne nuk dëshirojmë ta vemë theksin vetëm në këtë ndeshje", - thotë lojtari i Interit.
"Ta provojmë"
"Natyrisht, është një ndeshje shumë e rëndësishme pasi nëse ne fitojmë, atëherë perspektiva jonë rritet në mënyrë të jashtëzakonshme", - shton ai. "Por ne nuk duhet të harrojmë kurrsesi ndeshjet e tjera kundër Luksemburgut, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Janë nëntë pikë të tjera të vlefshme aty. Por, ju nuk mund t'i merrni ato pa luajtur, ju duhet të provoni se i meritoni ato pikë".
Pjekuria
Civu beson se ekipi i tij e meriton të udhëtojë për në finalet e Austrisë dhe Zvicrës verën e ardhshme. Ai e përshkruan Rumaninë si një ekip shumë të mirë me aftësi dhe lojtarë shumë të talentuar e të konfirmuar, dhe me rezultatet e dy viteve të fundit kanë treguar një nivel të ri të maturisë. Një vend në finalet e Euro 2008 është shpërblimi më i mirë.
Gjenarata
Ish-lojtari i Ajaksit dhe Romës vazhdon: "Ne të githë e kuptojmë se cdo të thotë të luajmë futboll në nivel të lartë, parashikimet e fansave, medias dhe gjithkujt të përfshirë në to, shto dhe sakrificat e cdo lojtari me qëllim për të arritur dicka. Të jesh pjesë e Euro 2008 do të thotë për ne një arritje e madhe pasi kualifikimi përfaqëson suksesin e një gjenerate të tërë".
Liderët
Lojtarët të tillë si Civu, Kosmin Kontra, Bogdan Lobont, Adrian Mutu, Laurentiu Rosu dhe Razhvan Rat kanë vërtetuar me klubet e tyre se dinë të luajnë në nivele ndërkombëtare. Civu e ndjen se të qenit në finale është më shumë një sukses i trajnerit Viktor Piturka. "Është një takticien i jashtëzakonshëm, i cili udhëhoqi gjithashtu Rumaninë në kualifikueset e Euro 2000". Por, aftësitë e Piturkës, i cili mori një barazim në Holandë, duhen të tregohen sërish kundër Marko van Bastenit. Por, Civu nuk vë bast për fitore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›