Argjentina, Tevez: Duhet të luftoj fort

WORLD CUP 2010 - Sulmuesi i Argjentinës, Karlos Tevez, ka frikë se ai do të mungojë në formacionin fillestar në ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës, kjo për shkak të konkurrencës së fortë të sulmuesve brenda skuadrës së Diego Armando Maradonës.
“El Apache” ishte një nga yjet e Premier Ligës në sezonin 2009-2010, duke shënuar 23 gola për Mançester Sitin.
Megjithëse ai është i aftë të luaj me çdo ekip në botë, hapësira e Tevezit te Argjentina nuk është e sigurt.
Në skuadra “Albiceleste” luajnë emra të tillë si Lojtari më i mirë në botë, Lionel Mesi, heroi i Ligës së Kampioneve, Diego Milito, sulmuesi i Atletiko Madrid e dhëndri i Maradonës, Serxhio Aguerro, sulmuesi prodhimtar i Real Madrid, Gonzalo Higuain si dhe heroi kombëtar, Martin Palermo, goli i të cilit në minutën e fundit kundër Perusë i siguroi Argjentinës kualifikimin në Botëror.
“E di se sot unë nuk jam në formacionin fillestar”, - tha Tevez për “Sun”.
“Është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar, unë nuk shënova 15 gola në kualifikuese. Unë pata shansin me Argjentinën, por nuk e shfrytëzova atë kështu që tani më duhet të luftoj fort për një vend”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili