E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, tani dhe çështje... prezervativësh

WORLD CUP 2010 - FIFA hodhi poshtë akuzat e disa shoqatave afrikanojugore të luftës kundër Sida-s, sipas së cilave ajo kishte bllokuar shpërndarjen e prezervativëve në stadiume dhe në parqet e tifozëve gjatë finaleve të Kupës së Botës.

“As FIFA dhe as komiteti lokal organizator nuk e kanë bllokuar këtë aktivitet të luftës kundër hepatitit HIV’, - thuhej në një komunikatë të FIFA-s.

Qeveria e futbollit botëror theksoi se “dy milionë prezervativë dhe broshura informacioni për Sida-n do të shpërndahen gjatë Botërorit”.

Shoqata kishin bërë akuza të ashpra të enjten, ndërsa pandemia e virusit famëkeq ka kapur 5.7 nga 48 milionë banorë që ka Afrika e Jugut.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›