E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, Del Boske: Topi, identiteti ynë

WORLD CUP 2010 - Trajneri i Spanjës, Visente del Boske, këmbënguli si zotërimin e topit është kyçi i skuadrës së tij për të bërë një Botëror të mirë në Afrikën e Jugut, por paralajmëroi se ai nuk parashikon një kalim të lehtë të grupit dhe fazave të mëtejshme të kompeticionit.

Trajneri i “Furia Roja” këmbënguli se skuadra e tij duhet të jetë gati për çdo stil loje të kundërshtarit.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se çfarë është e mirë për Spanjën. Në çdo bisedë unë u rikujtoj lojtarëve se kyçi është zotërimi i topit dhe të dimë si ta luajmë. Kjo është në stilin dhe në identitetin tonë. Spanja është pjekur”, - tha Boske për gazetë sportive spanjolle “As”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›