E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohet Klose

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 09:59

Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose është ankuar rreth qëndrimit në pankinën e rezervistëve në Bayern Munichut.

“Më duhet të pranoj atë që më jep trajneri Louis van Gaal. Ngadalë kam filluar të mësohem të përcjell ndeshjet nga bankina”, tha Klose gjatë një interviste me të përditshmen sportive gjermane, Bild. “Çka duhet të bëj, çka duhet të ndryshoj?

Stërvitem, punoj dhe në fund të ditës është trajneri ai që vendos”, shtoi reprezentuesi gjerman. Klose, i cili ka kontratë me Bayernin vetëm deri në fund të këtij sezoni, kaloi pjesën më të gjatë të edicionit në pankinë, duke zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje.

“Nuk mund t’i ofroj Van Gaalit asgjë më tepër se stërvitjet ditore dhe mendoj se punoj mirë në stërvitje. Por, thjesht nuk më ofrohet një rast”, u shpreh ai. Megjithatë, Klose lavdëroi sulmuesin Mario Gomez.

“Mario mori një shans nga trajneri dhe e shfrytëzoi atë për mrekulli”. Klose tha se nuk do të pranojë një tjetër sezon si ky. “Nuk dua të kem një tjetër vit si ky, pasi nuk do të luaj me trajnerin e njëjtë në sezonin e ardhshëm”, përfundoi ai. Bayern Munich më herët gjatë këtij muaji njoftoi se Van Gaal do të largohet në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›