Laporta akuzon Realin

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka theksuar se rivali Real Madrid qëndron pas dyshimeve të dopingut në klubin nga Nou Camp.
Radiostacioni spanjoll Cadena Cope së fundmi njoftoi se Barcelona kishte lidhje me një doktor me reputacion diskutabil dhe se testet për doping duhet të merrem më seriozisht në La Liga.
Cope citoi një përfaqësues të Realit si burim anonim, por presidenti i Realit, Florentino Perez telefonoi homologun e tij nga Barcelona, Sandro Rosell për t’i siguruar atij se klubi madrilen nuk ka të bëjë asgjë me njoftimet.
Mirëpo, Laporta tha për Catalunya Radio: “Është e qartë se Real Madrid qëndron pas akuzave për doping kundër Barcelonës. Nuk mendoj se ishte e mjaftueshme që ai (Rosell) pranoi shpjegimin e presidentit të Real Madridit (Perez), sepse kishte një bisedë telefonike me të”.
Barcelona ka filluar të marrë masa ligjore kundër Cadena Copes, edhe pse radiostacioni ka tërhequr njoftimet e bëra.
Edhe Valencia konsideron të marrë masa ligjore kundër Copes, pas njoftimeve se Eufemiano Fuentes, një doktor i përfshirë në rastin e dopingut ‘Operation Puerto’ kishte punuar ne skuadrën e cila fitoi titullin nën drejtimin e Rafa Benitezit më 2002 dhe 2004.