Milioneret e futbollit kryeson Mesi me 31 mln euro ne vit

Që futbolli është kthyer në një makinë të vërtetë që prodhon para, kjo dihet, por cilët janë lojtarët që fitojnë më shumë? Prestigjozja franceze “France Football” ka bërë një renditje të pasanikëve të rinj të sportit më të ndjekur në botë, ku në krye të klasifikimit është Lionel Mesi. I ri, i talentuar dhe i mbuluar me para.
Ky është profili i “Pleshtit” argjentinas, fituesi i fundit i “Topit të Artë”, i konsideruar “Zoti i topit”, tani edhe Zoti i portofolit. Kontrata me Barcelonën dhe imazhi i tij në spotet publicitare të kompanive më të mëdha botërore bëjnë që Mesi të fitojë 31 milionë euro në vit, të llogaritura ndryshe 60 euro në vetëm një minutë.
Në vendin e dytë të milionerëve të futbollit renditet Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i Realit të Madridit, i cili ka hyrë në histori si blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave përfiton 27.5 milionë euro, ku pjesa më e madhe e kësaj shume vjen nga kontrata e tij me “Galaktikët” madrilenë.
I treti në listën është Ëayne Rooney. Sulmesi i Manchester United fiton 20.7 milionë euro në vit, ndërsa ndiqet në klasifikim nga një tjetër anglez. Mosha 35 vjecare nuk e pengon David Beckham të qëndrojë mes futbollistëve më të paguar. Imazhi i tij si ikonë e kompanive më të mëdha dhe kontrata me amerikanët e Los Angeles Galaxy i sjellin mesfushorit 19 milionë euro në vit.
Jo vetëm lojtarët, futbollis dhuron pasuri të vërteta dhe për trajnerët. Lista e teknikëve më të paguar kryesohet nga Jose Mourinho, i cili përfiton 13.5 milion euro. “Special One” ndiqet në renditje nga Pep Guardiola me 10.5 milionë dhe Rafel Benitez me 10.2 milionë euro në sezon.
Nertan Prifti