E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alves i kënaqur me kontratën e re

Daniel Alves është shprehur i kënaqur rreth marrëveshjes së re me Barcelonën e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2015.

Braziliani, i cili aktualisht ndodhet në Londër në përgatitje për miqësoren e fundjavës përballë Skocisë, do të nënshkruajë marrëveshjen e re më vonë gjatë ditës.

“Nga e dini këtë?”, ka bënë shaka Alves kur është pyetur për kontratën e re. “Kjo tashmë është publikuar?”.

“Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është se unë jam i lumtur dhe dua të shijoj këtë privilegj duke luajtur për një klub të tillë. Kënaqësia që kam është shumë e madhe. Dua të vazhdoj të bëj histori me Barcelonën”, ka thënë Alves.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›