E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari gati per F1 Alonso e Masa drejt Australise

Ferrari po përgatit rikthimin triumfuas ne sezonin e ri të Formula 1, i cili do të nisë këtë fundjavë me Cmimin e Madh të Australisë. Pilotët e skuderisë italiane, Fernando Alonso dhe Felipe Masa përfunduan testet e fundit, duke treguar se makina e re F 150 Italia është shumë e shpjetë dhe e qëndrueshme në pistë, duke i dhënë sinjale të rëndësishme rivalëve për titullin kampion në këtë Botëor të Formula 1.

Ferrari u rendit në vendin e tretë në klasifikimin e konstruktorëve një sezonin e fundit, ndërsa strategjia e teknikëve të skuderisë italiane, ndikoi në ecurinë e pilotit kryesor Fernando Alonso, i cili i lejoi Sebastin Vettel të fitojë titullin kampion. Në prag të nisjes së sezonit të ri drejtoi i Ferrarit Stefano Domenikali shprehet se ndërthurja e stradegjisë së skuadrës me talentin e Alonsos dhe rregullat e reja të Formula 1 do të cojnë piltin spanjoll drejt titullit kampion. 

“Alonso ka bërë një punë shumë të mirë gjatë testeve të fundit, ku kemi treguar të gjithë forcën tonë. Objektivat e Ferrarit janë të njëjta si në cdo Botëror. Duam të fitojmë titullin dhe unë jam shumë optimist për këtë”, ka thënë Domenikali. Ferrari i është përshtatur të gjitha ndryshimeve në rregullore. Ndryshimi i gomave nga Bridgeston në Pirelli, rikthimi i sistemit KERS dhe modifikimet në krahët aerodinamikë të makinës, e bëjnë Ferrarin një nga favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion në botërorin 2011 të Formula 1.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›