Anglia s’është për titull

Mirëpo, trajneri francez insiston se do të ishte e pamatur një deklaratë e tillë, ku do ta fuste Anglinë së bashku me Spanjën, Gjermaninë e Holandën, si favorite për ta fituar evenimentin që mbahet në Poloni e Ukrainë.
“Do t’i vendosja Anglinë dhe Francën në të njëjtin nivel. Kjo nuk do të thotë se ata definitivisht kanë kualitet për ta fituar Evropianin, mirëpo nëse gjithçka shkon mirë në përgatitje dhe nëse lojtarët janë në formën më të mirë, ata mund të bëjnë befasi të mirë”, deklaroi Wenger për magazinën zyrtare të Arsenait.
- “Mund të themi se më së larti janë Spanja, Gjermania e Holanda, ndërsa pas tyre vijnë Anglia e Franca, të cilat mund të jenë autsajder, autsajder interesantë. Le të presim dhe ta shohim shortin, të shohim se kush është i gatshëm dhe në formë”, përfundoi trajneri i Arsenalit.