E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, vlerëson angazhimin e LSI-së në koalicionin qeverisës

Sekretarja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Brunilda Paskali, e shoqëruar nga koordinatori për marrëdhëniet me jashtë i LRI-së, Majlind Lazimi, prej pesë ditësh morën pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç kontributit në tryezë dhe pjesëmarrjes në diskutime, Paskali zhvilloi një numër takimesh me një sërë personalitetesh ///////prezentë në takim. Një takim të veçantë, sekretarja e marrëdhënieve ndërkombëtare, zhvilloi me sekretarin e Jashtëm të Britanisë, David Miliband, këshilltarin për politikën e jashtme të Kryeministrit Gordon Brown, Steward Woods, anëtaren e Komitetit Kombëtar Drejtues, znj. Diane Hayter, etj. Gjatë takimit me sekretarin e Jashtëm të Britanisë, David Miliband, u shkëmbyen mendime për situatën politike në Shqipëri. Ajo e informoi Miliband për vendimin politik të LSI-së, si një stad të ri të emancipimit të politikës shqiptare. Gjithashtu ajo ka shprehur vullnetin e LSI-së për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe një qeverisje shumë përfaqësuese, e cila do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët, gjatë këtyre 4 viteve, të fitojnë betejat e rëndësishme që ka përpara, që kanë të bëjnë me standardet europiane, që duhet të arrijmë në të gjitha fushat. Dhe më të rëndësishmen sipas Paskalit, integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Nga ana e tij, sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, pasi shprehu vlerësime dhe konsiderata për LSI-në, dhe në mënyrë të veçantë për kryetarin e saj, z. Meta, vlerësoi angazhimin e LSI-së si pjesë e koalicionit qeverisës. Gjithashtu z. Miliband, duke shkëmbyer mendime mbi situatën para dhe pas zgjedhore në Shqipëri, tha më siguroi se qeveria e Britanisë së Madhe mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, reformat janë lajtmotivi dhe ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar qeverinë e integrimit në fushën e reformave. Në përfundim të bisedës, z. Miliband bëri një ftesë për Metën për një vizitë në Londër, për të thelluar dhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy partive simotra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›