E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon uron Berishën për zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. "Unë jam i bindur se nën lidershipin tuaj, qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit", thuhet në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në këtë mesazh Ban Ki Moon shprehet se "dëshiroj t‘ju shpreh urimet e mia për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ishte kënaqësi për mua që ju takova Ju në Nju Jork javën që shkoi, dhe Ju uroj vazhdimësinë e suksesit në zbatimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme". Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara shprehet se në Shqipëri do të vazhdojnë me sukses sfidat me të cilat përballet sot vendi ynë dhe kërkon bashkëpunim rajonal për stabilitetin. "Jam gjithashtu i bindur se nën udhëheqjen Tuaj, Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe principet e Kombeve të Bashkuara", përfundon mesazhi i Ban Ki Moon. Kryeministri Berisha e mori mesazhin e urimit pas vizitës në SHBA në sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›