Anglia zgjedh Hoxhsonin

Pritej të ndodhte ndryshe, por në Angli janë menduar dhe kanë tashmë kanë vendosur. Roi Hoxhson do të jetë trajneri i ri i Anglisë, ndonëse kjo nuk është deklaruar zyrtarisht, ndërsa ai që ishte favoriti kryesor nuk shprehet i zhgënjyer. Harri Redknap, trajneri i Totenhamit, i uron gjithë të mirat patriotit të tij anglez.
“Jo, nuk ndihem keq. Nëse Roi e merr atë detyrë, i uroj gjithë të mirat. Ai është një njeri shumë i mirë. Unë kam një punë të shkëlqyer dhe jam me fat që drejtoj Totenhamin. Shumë trajnerë do të jepnin gjithçka që të kishin këtë punë që kam unë, ndaj nuk jam aspak i mërzitur”, u shpreh Redknap.
Redknap mendon se Hoxhson mund të bëjë një punë shumë të mirë me Anglinë.
“Më pëlqen Roi. Ai është një trajner i shkëlqyer dhe një njeri shumë i mirë. Unë ende mendoj se Anglia ka lojtarë shumë të mirë. Mendoj se po vjen edhe një brez i ri lojtarësh, po ashtu kemi lojtarë me përvojë dhe unë kam shpresë për sukses në kampionatin europian. Sa për vete, s’mund të jetë më mirë. Dielli po shkëlqen, shëndeti im është shumë mirë. Jam një njeri me fat”, deklaroi ai.
Federata Angleze do ta zyrtarizojë shpejt trajnerin e ri i cili me shumë gjasa do të jetë Roi Hoxhson i Uest Bromit, ndërsa Redknap synon të arrijë Championsin me Totenhamin e tij.