E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rally i Argjentines fiton Leb

Rally i Argjentinës kurorëzoi për të shtatën herë në histori, Sebastian Lëb, që me makinën e tij Citroen fitoi provën e pestë të Botërorit rally. Lëb, i cili regjistroi suksesin e tretë sezonal, e ngre në 70 numrin e garave të fituara në karrierë.
Kjo ishte mrekullia e shtatë e Lëb në Argjentinë, pasi ashtu si parashikohej lehtësisht piloti francez nuk zhgënjeu në tokën amerikano-jugore dhe në këtë mënyrë konsolidoi kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm.
Gara e fundjavës ka qenë masakruese për pilotët: më e gjata e zhvilluar ndonjëherë prej shumë kohësh në kampionatin botëror me 500 kilometra të kronometruara. Por, ajo ka shërbyer edhe si një provë për Lëb dhe Citroenin për të treguar forcën.
Kampioni i botës në fuqi u rendit përpara shokut të skuadrës, Miko Hirvonen me 15 sekonda e 2 të dhjetat, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua norvegjezi Mads Ostberg, i shkëputur mbi tre minuta nga kryesuesi. Në vendin e katërt u klasifikua çeku Martin Prokop, ndërsa pas tij u renditën Tieri Nevil dhe Peter Solberg.
Me triumfin në Argjentinë, Lëb ruan kryesimin e kampionatit me 91 pikë, përpara Solberg në kuotën 73. Gara e radhës në Botërorin Rally është ajo e pas një muaji, nga 25 deri më 27 maj në rrugët e Greqisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›