Anglia zhytet zyrtarisht në recesion
Ekonomia britanike është tkurrur me ritmin më të shpejtë në harkun kohor prej afro tri dekadash gjatë fundit të vitit të shkuar, duke kaluar zyrtarisht në gjendje recesioni për herë të parë që nga viti 1991, teksa kriza financiare globale është ndjerë në këtë shtet më shumë nga ç‘mendohej. Të dhënat e zymta të publikuara dje shtuan edhe më tej presionin ndaj Kryeministrit Gordon Braun, nën shënjestër të kritikave pas shtimit masiv të nivelit të papunësisë, përgjunjes së sektorit bankar dhe rënies së fortë të valutës vendase, e cila ka vënë në dyshim aftësinë e tij për t‘i bërë ballë rënies ekonomike.
Zyra Britanike e Statistikave Kombëtare deklaroi dje se ekonomia është tkurrur me 1.5 për qind gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar, shifra më e ulët që nga viti 1980. Pasoi rënien prej 0.6 përqindësh të regjistruar në tremujorin e tretë, duke kaluar atë cak pas të cilit ekonomia konsiderohet zyrtarisht në recesion. Po këto të dhëna e vendosën paundin britanik në rekordin më të ulët që prej 27 vjetësh në raport me dollarin amerikan.
Banka e Anglisë i ka ulur normat e interesit me tri pikë e gjysmë që nga tetori i shkuar, për t‘i ardhur në ndihmë ekonomisë dhe të dhënat e djeshme nuk bënë tjetër veç u dhanë të drejtë atyre zërave sipas të cilëve normat e interesit duheshin zvogëluar edhe më tej.
Britania është e para ekonomi e madhe që publikon të dhënat e rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2003, duke iu bashkuar tani Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Eurozonës (përfshi edhe Gjermaninë) që prej kohësh janë deklaruar zyrtarisht në recesion.
Në tërësi, ekonomia britanike u rrit vetëm me 0.7 për qind gjatë vitit 2008, rritja më e dobët që prej vitit 1992, por njëherësh edhe shumë e ulët në krahasim me parashikimet qeveritare. Mësohet gjithashtu se edhe parashikimet për këtë vit, 0.75-1.25, mund të rezultojnë shumë optimiste. Sipas disa ekspertëve ekonomikë, ky vit do të jetë edhe më i vështiri që nga kohët e Luftës së Dytë Botërore. Papunësia ka arritur shifrën 2 milionë, ndërsa rënia drastike e kërkesës ka detyruar kompanitë të shkurtojnë vende pune dhe kur qeveria ka shpenzuar miliarda paundë të taksapaguesve për ringritjen e sistemit financiar dhe për të nxitur bankat të lëvrojnë kredi.