Irak, vritet me armë e gjithë familja
Njerëz të armatosur vranë dje tetë pjesëtarë të një familjeje, përfshi një vajzë 12 vjeçe dhe pesë gra, në një shtëpi të zonës Dijala në veri të Irakut. Nga burimet vendore mësohet se agresorët morën me vete një grua dhe një burrë të familjes nga një fshat rreth 90 kilometra në veri të Bagdadit. Autoritetet nuk ishin në gjendje të saktësonin motivet e masakrimit të së gjithë familjes, që të gjithë arabë sunitë në një zonë të banuar në pjesën dërrmuese nga njerëz të besimit shiit.