Ersekë, dy punëtorë humbin jetën në gurore
ERSEKË- Dy persona humbën jetën teksa përpiqeshin të nxirrnin gurë në një gurore. Ngarja e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Qinamin të Ersekës.
Viktimat janë Bujar Avdyli 59-vjec dhe Pandi Prifti 64- vjec.
Bëhet e ditur se punëtorët i ka zënë një masiv gurësh duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e e ngjarjes së ndodhur, ndërsa pritet që pas hetimeve të tyre të bëhen të ditura më shumë detaje përfshijnë edhe verifikimin e kushteve teknike në punë.
(e.m/BalkanWeb)