E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: Ina Rama vazhdon mbrojtjen e organizatorëve të pucit

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku akuzoi përsëri sot, kryeprokuroren Ina Rama për mosvendosjen para ligjit të autorëve të grushtit të shtetit sic i quajti Bulku ngjarjet e 21 Janarit.

“Sot bëhen 43 ditë, që për këtë akt kriminal antikushtetues Prokurorja Ina Rama nuk ka vendosur para ligjit asnjë nga organizatorët e tij. Sot bëhen 43 ditë nga dita e grushtit të dështuar të shtetit me të cililin bastardët e Mubarakëve, Gerdafëve dhe Benalive shqiptarë, donin të merrinin pushetitn me dhunë dhe “shoqja e bulevardit“ për të dështuar hetimin ka botuar, shitur në mendia mbi 200 dokumente të dosjes së hetimit”,- tha Bulku.

Bulku vijoi deklaratën e saj duke denoncuar publikisht mbrojtjen që prokurorja iu bën organizatorëve të pucit, sic tha ajo.
“Ne jemi sot këtu, për të denoncuar publikisht mbrojtjen që prokurorja iu bën organizatorëve të pucit të 21 janarit, në të cilin bllokmenët e rinjë donin të merrnin pushetitn me dhunë, kurse “shoku dhe shoqja e ngjarjes së bulevardit” do të siguronin mandatet e dyta. Ne jemi sot këtu për të deklaruar se: ata që kuptojnë si pavarësi të institucionit që drejtojnë dhunimin e ligjit dhe të Kushtetutës do të përgjigjen rëndë, si puçistë dhe do të marrin atë që meritojnë”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bulku: Ina Rama vazhdon mbrojtjen e organizatorëve të pucit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›