E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anija “Eni” ka sjellë me 8 mars cigare kontrabandë

03/05/2005  Në magazinën në Shkozet u gjet pjesë e një ngarkese të kaluar pa çdoganim në Portin e Dur rësit më 8 mars

Të akuzuarit për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë në bashkëpunim, pandehen edhe për kalimin e një sasie cigaresh të tjera kontrabandë në fillim të marsit. Nga verifikimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se të akuzuarit, po me anijen “Eni”, kanë transportuar nga Mali i Zi edhe një ngarkesë tjetër cuigaresh më datë 8 mars, për të cilën nuk kanë kryer çdoganim në Protin e Durrësit. Një sasi e kësaj ngarkese është gjetur në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet të Durrësit, ku u sekuestrua edhe sasia e ngarkesës së mbërritur në fund të marsit. Gjithashtu prokuroria ka siguruar edhe vulat e shtatë kontenierëve të cigareve të gjetur në magazin, katër nga të cilët kanë rezultuar të jenë të njëjtë me ato të nisura nga porti i Malit të Zi.

Ngarkesa e dytë

Nga hetimet e prokurorisë, është arritur të faktohet se me anë të anijes “Eni”, janë transportuar dy herë cigare kontrabandë. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, të cilës i është vënë në dispozicion e gjithë dosja hetimore. Sipas burimeve, në magazinën në sShkozet ku u kapën cigaret, nga verifkimi i kontenirëve ka rezultuar se disa prej tyre ishin vulosur në fillim të marsit. Dhe rezultyonin të kishin mbërritur në Durrës më datë 8 mars. Burimet shprehen se në magaz9inë është gjetur vetëm një pjesë e ngarkesës së 8 marsit, e cila edhe kjo kishte kaluar në Portin e durësit pa u çdoganuar. Mësohet se edhe kjo ngarkesë kishte mbërritur nga Mali i Zi. Nga verifikimet që ka kryer atje prokuroria është arritur të dokumentohet se katër prej shtatë kontenierëve kanë të njëjtat vula me ato në Mal të Zi, theksojnë burimet e gjykatës. Ato sqarojnë se mbetja e ngarkesës së parë kontrabandë, me atë të kaluar në fund të marsit arrijnë shifrën e afro 3 milionë e 590 mijë paketash, me një vlerë totale rreth 4 milionë dollarë.

Hetimi

Sipas burimeve, prokuroria ka dokumentuar se cigaret vinin nga Mali i Zi dhe se anija “Eni”, e drejtuar nga kapiteni 59-vjeçar Bilal Koçi, ka dalë nga porti i Tivarit dhe është nisur për në Shqipëri më 28 mars në orën 18.30. Burimet e akuzës thonë se disponojnë materialet për këtë fakt që i kanë siguruar nga korrespondenca me këtë port, të cilat janë vulat e njëjta të kontenierëve. Mësohet se anija është futur në ankorim në kundërshtim me rregullat, duke mos vënë në dijeni kapitenerinë. Ndërkohë, burimet thonë se malli kontrabandë, i cili i është fshehur deklarimit në doganë dhe pa pullë fiskale, është sekuestruar në magazinën e Fatmir Zotaj, në Shkozet, ku edhe është arrestuar në flagrancë menaxheri i firmës, Gentian Koçi. Sipas burimeve në hetim janë edhe të tjerë. Prokuroria i akuzon të gjithë të pandehurit për aktivitet të jashtëligjshëm në ushtrimin e kontrabandës në bashkëpunim të strukturuar dhe evazion fiskal.

Cigaret, Krimet e Rënda dërgojnë në shtëpi dy të pandehur

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e arrestit shtëpiak për dy të pandehur, akuzuar se në bashkëpunim kanë bërë tregtinë e cigareve. Ishin lënë në masën e arrestit me afat një mujor nga Gjykata e Durrësit dhe përfituan arrestin shtëpiak pas kalimit të dosjes te Krimet e Rënda. Vendimi u dha nga gjyqtari Idriz Mulkurti. Ndërsa prokurori Eugen Beçi kërkoi lënien e të pandehurve në arrest me burg pa afat. Sipas akuzës, Ardian Gogaj, mekaniku i anijes dhe Gëzim Çyrbja kuzhinieri, dyshohet se kanë bashkëpunuar me pronarin e anijes "ENI", ku ishin të punësuar për të bërë kontrabandën e cigareve. Pikërisht për të sqaruar dyshimin, Prokuroria kërkoi lënien e të pandehurve në burg pa afat. Por arsyetimi i gjykatës ishte i kundërt. Për gjyqtarin Idriz Mulkurti, mekaniku dhe kuzhinieri nuk mendohet se kanë bashkëpunuar me pronarin e anijes, për vetë pozicionin që kanë patur në anije. Megjithatë, përfaqësuesi i akuzës deklaroi dje se do të bëjë apelimin e vendimit dhënë dje nga gjyqtari Idriz Mulkurti. Ndërsa në pranga kanë rënë marinarët, nuk është arrestuar ende pronari i anijes "Eni", Fatmir Zotaj, i shpallur në kërkim. Për të gjykata ka dhënë masën e arrestit në mungesë. Kontrabanda e cigareve kaloi te Krimet e Rënda, pasi u vërtetua se ai ishte një trafik i vazhdueshëm dhe numri i personave të përfshirë në këtë skandal ishte tepër i madh. Hetimet kanë nxjerrë emra personash të dyshuar për një trafik të lidhur midis dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Gjithsesi hetimet e mëtejshme do të vërtetojnë përfshirjen ose jo të personave me pushtet në këtë trafik të cigareve. Sasia e mallit të kapur arrin shifra të mëdha. Në magazinën e pronarit të anijes, Fatmir Zotaj, u sekuestruan 7 kontenierë me 7188 koli me 3.594.000 paketa gjithsej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›