E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI vendos Vasip Habilin përballë Berishës

03/05/2005  Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përcaktuar kandidatin e saj përballë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në zonën e Kavajës, duke zgjedhur ushtarakun Vasip Habilin. Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë janë përcaktuar dhe disa kandidatura të tjera, ku bie në sy ajo e Vilson Braçes në zonën e Maliqit, përballë ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko. Janë përcaktuar gjithashtu dhe kandidaturat në rrethin e Vlorës, si Ylli Dervishaj, Besnik Elezi, Arben Sinani dhe Eduard Alushi. Në rrethin e Durrësit është zyrtarizuar Leonidha Gjermeni. Në zonën e Laçit është caktuar Ndre Legisi. Në Elbasan kryesia e LSI-së ka caktuar Ilir Zjarrin, kurse në Kuçovë Vladimir Skuraj. Gjithashtu kryesia ka përcaktuar se në datën 8 maj të zhvillohet mbledhja e Konventës së parë kombëtare të Lëvizjes Rinore për Integrim. Në të njëjtën ditë do të zhvillohet dhe konferenca e parë e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›