E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas dy ditësh mblidhet kongresi elektoral

03/05/2005  Pasnesër, Partia Socialiste do të zhvillojë Kongresin Elektoral. Socialistët të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve, kanë premtuar një Kongres me më shumë elemente të rinj, përveç trajtimit të çështjeve kryesore, që shtrojnë zgjedhjet e 3 korrikut. Miratimi i listës së 100 kandidatëve për deputet, ratifikimi i platformës elektorale dhe asaj qeverisëse si dhe miratimi i ndryshimeve statutore, do të jenë disa nga pikat kryesore të mbledhjes së Kongresit. Ndryshe nga Kongreset e zhvilluara më parë, socialistët në datën 5 maj premtojnë një atmosferë moderne me elemente, që sjellin mesazhe të integrimit dhe të progresit. Në Kongres një vend të rëndësishëm do të zerë dhe fjala e kryetari të PS-së, Fatos Nano, e cila do të ketë të pasqyruar të gjitha elementët, që mazhoranca socialiste synon të verë në jetë, në rast të fitores së zgjedhjeve. Një vend të veçantë në Kongres do të kenë dhe përfaqësues të partive simotra, nga rajoni evropian dhe më gjerë. Gjithashtu të ftuar do të jenë dhe përfaqësues të partive parlamentare shqiptare, ku aleatët e majtë të PS-së pritet të jenë pjesë e programeve të përbashkëta para dhe paszgjedhore me socialistët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›