Blerësi i eksplozivit, bashkëpunëtor i Prokurorisë
03/05/2005 Gjykata e Krimeve të Rënda lë sërish në burg pa afat dy të pandehurit
TIRANË – Sandër Gjini, akuzuar për "trafik të lëndëve plasëse të kryera në bashkëpunim", ka pranuar të bashkëpunojë me organin e akuzës. Është një ndër të pandehurit e kapur në flagrancë me sasi të konsiderushme lëndë plasëse C4, që në fund është treguar i penduar. Ndërkohë që në makinën e tij janë gjetur dhe sekuestruar edhe 5 milionë lekë. Makinën e Gjinit e drejtonte i pandehuri Mirash Dushku, i cili ka bërë të paditurin, edhe pse gjatë gjithë kohës ka qëndruar me të. Bëhet e ditur se me sasinë e parave të sekuestruara do të bliheshin lëndë të tjera plasëse. Burime të gjykatës shprehen se i pandehuri është penduar për krimin që ka bërë dhe ka dhënë shpjegime të hollësishme. Deri tani nuk janë bërë të ditur informacionet e dhëna nga Gjini, por ajo që dihet është fakti se para Gjykatës për Krimeve të Rënda nuk ka dashur të flasë. I pandehuri ka pranuar të japë shpjegime, duke dashur të lehtësojë pozicionin e tij. Është shprehur se ka blerë eksplozivin, duke i dhënë akuzës edhe emra të tjerë bashkëpunëtorësh. Ndërsa, Gjini mësohet se është penduar për krimin, të pandehurit e tjerë nuk kanë pranuar asgjë. Bëhet e ditur se përfaqësuesit e akuzës për krime të rënda kanë plotësuar tashmë dosjen penale kundër të pandehurve. Madje, ata kanë arritur të vërtetojnë qëllimin e vërtetë të eksplozivit, ndonëse nuk bëhen të ditur hollësira. Sipas akuzës, të dhënat e hollësishme do të dalin gjatë gjykimit.
Vleftësimi
Para Gjykatës për Krime të Rënda u paraqitën dje të pandehurit Sandër Gjini dhe Mirash Dushku, akuzuar për të njëjtën vepër penale, atë të "trafikut të lëndëve plasëse". Gjyqtarja Liljana Baku ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga gjykata e Shkodrës për të pandehurit, atë të burgut pa afat, duke pushuar çështjen e sjellë nga Krimet e Rënda. Pra, me fjalë të tjera, gjykata ka lënë në fuqi masën e dhënë nga shkalla e parë në Shkodër, duke mos caktuar tjetër masë arresti pas kalimit të çështjes te Krimet e Rënda. Sandër Gjini dje nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa Mirash Dushku ka kundërshtuar akuzën, duke u mbrojtur me faktin se ka qenë vetëm shofer. Dosja me emrat e të pandehurve u paraqit nga prokurori Anton Martini. Ndërsa para gjykatës ata u përfaqësuan nga avokatë kryesisht.
Arrestimi më 2 prill në Shkodër
Në datën 2 prill, në qytetin e Shkodrës, pas një aksioni të policisë u vunë në pranga 38-vjeçari Sandër Gjini, pronar i njërës makinë tip “Benz 240”, banues i fshatit Gruemirë të rrethit të Shkodrës. Ky arrestim u pasua me të tjerë, shqiptarë dhe malazezë. Sandër Lekë Gjini u ndoq nga bashkëpunëtorët e tij. Policia arreston Mirash Lazër Dushkun, 34 vjeç, me banim në Vrakë të Malësisë së Madhe, Rrok Kolë Pepaj, 46 vjeç, me banim në qytetin e Shkodrës, Altian Nuro Saloviç, 29 vjeç, me banim në Vrakë të Malësisë së Madhe. Gjatë operacionit, policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale 6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular, 6 celularë të markës “Sony”, “Erikson”, së bashku me 6 karikues, 6 transformatorë, 9 detonatorë, 1 pistoletë tip bereta, 1 peshore elektronike, një sasi prej rreth 90 gramë lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar, 17 karikues për telefona “Erikson”, 1.600 fishekë. Gjithashtu, me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dy automjete, njëri tip “Benz 240” me targë SH 5295 D dhe tjetri “Benz 250” me targë SH 7976 D. Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar 20 kontrolle banesash.
Arrestimet
Branko Raiçeviç, 45 vjeç
Sandër Lekë Gjinaj, 38 vjeç
Mirash Lazër Dushku, 34 vjeç
Rrok Kolë Pepaj, 46 vjeç
Altian Nuro Saloviç, 29 vjeç
Zbulimet
6 copë eksploziv C4 të modifikuar, plasja e të cilave realizohet me celular
6 celularë të markës “Sony”, “Erikson”, së bashku me 6 karikues, 6 transformatorë
9 detonatorë
1 pistoletë tip bereta
1 peshore elektronike
90 gram canabis sativa e përpunuar
17 karikues për telefona “Erikson”
1.600 fishekë
“Benz 240” me targë SH 5295 D
“Benz 250” me targë SH 7976 D