E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bomba në Fier, bashkëpunim me shërbimet e huaja për lidhjet viktimave

03/05/2005  Verifikim bisedave telefonike për gjetjen e personave të dyshuar se kanë dijeni mbi ngjarjen

Policia e Fierit dhe SHISH, kanë kërkuar bashkëpunimin e të huajve për zbulimin e lidhjeve të fierakëve nga Baltëza, Pëllumb Reshlanit dhe Armando Durajt. Kjo, pasi nga informacione të siguruara paraprakisht, dyshohet që ata të kenë pasur lidhje me elementë ekstremistë islamikë. Ndërkaq po hetohet në Tiranë për lidhje të mundshme me elementë të dyshuar si ekstremistë. Prokuroria po verifkon të gjitha lidhjet e Reshlanit në Tiranë, nisur nga dëshmia e të afërmve të tij, se natën e ngjarjes sapo ishte kthyer nga kryeqyteti. Por, pista kryesore ku është përqëndruar hetimi mbetet ajo e identifikimit të investitorit të xhamisë që po ndërtonte Pëllum Reshlani pranë shtëpisë së tij në Baltëz. Kjo pasi nga hetimet e kryera rezulton se Reshlani nuk po e ndërtonte xhaminë me fondet e tij.

Shkëmbimi informacionit

Verifkimet e policisë dhe SHISH-it janë përqëndruar në kryeqytet dhe jashtë vendit, në Lindjen e Mesme, rreth lidhjeve e miqësive që kanë pasur dy të vetavrarët me bombën që po prodhonin. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën nga burime të policisë e SHISH, të cilat sqaruan se për gjetjen e investitorit të xhamisë, është e nveojshme verifkimi i të gjitha lidhjeve të reshlanit e Durajt. Kjo, pasi nga informacione të siguruara operativisht dyshohet se investitori i xhamisë mund të jetë edhe i huaj. Për këtë shkak, mësohet t’u jenë kërkuar shërbimeve inteligjente të huaja të bashkëpunojnë në këmbim të informacioneve për elemntë të dyshuar si ekstremistë islamikë. Burimet sqarojnë se prej disa vitesh në rretthin e Fierit ka pasur hetim pëer një celulë të mundshme ekstremistësh. Madje ka pasur informacione për lidhjet e tyre me persona të huaj, shtetas të vendeve të Lindjes së Mesme, pohojnë burimet. Por, hetimi është përqëndruar paraprakisht në Tiranë, për të gjetur personat me të cilët është takuar Reshlani para se të kthehej në shtëpi natën e ngjarjes, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen dhe objektivin e eksplozivit.

Hetimi

Policia ende nuk ka arritur në një konkluzion përfundimtar rreth motivit të ngjarjes. Por, burimet thonë se paraprakisht dyshohet se bomba që po prodhonin dy besimtarët myslimanë, ka pasur si destinacion shpërthimin në kishën e qytetit të Fierit me rastin e fettës së Pashkëve. Për këtë shkak, mëngjesin e të shtunës, në oborrin e kishës së Shën Gjergjit në këtë qytet dhe përreth saj, pastrullonin një numër i madh policësh, thonë burimet. sipas policisë dyshohet se për këtë ngjarje mund të kenë dijeni edhe persona të tjerë, miq të dy viktimave. Kjo, pasi mendohet se mund të ketë qenë dikush tjetër ideatori i atentatit të dështuar. Mësohet se janë duke u verifkuar të gjitha bisedat telefonike që ka kryer reshlani e Duraj ditët e fundit para ngjarjes, për të identifkuar ata persona me të cilët kanë pasur thirrje më të shpeshta. Më pas këta persona do të pyeten si të dyshuar për dijeni mbi ngjarjen, sqarojnë burimet. Ato shtojnë se hetimet janë përqëdnruar në identifikimin e investitorit të xhamisë pranë shtëpisë së Reshlanit. Si edhe në gjetjen e atyre personave me të cilët ai është takuar në Tiranë, ditën e ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, të afërmit të tij kanë pohuar se Reshjlani kishte shkuar në Tiranë për të blerë celularë të cilët do t’i shiste më pas në Fier. Por, pikërisht pasi kishte mbërritur nga Tirana kishte telefonar Durajn dhe mesnatën e të premtes , ndërsa po përpiqeshin të prodhonin një “bombë” me telekomandë që aktivizohej me celular, tritoli u ka shpërthyer në duar duke u marrë jetën, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›