Anija “Çajmë dallgët”...
L.N. qe një tip i lindur kurioz, inteligjent, entuziast dhe plot pasione. Gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës në provincën e vogël ku jetonte dhe që s'qe larg detit, e kishte ëndërr të kishte një anije të vetën. Qe nga ata që guxojnë dhe t'i hyjnë detit më këmbë, si i thonë fjalës. Shikonte sa herë nga larg hapësirën ujore me plot anije dhe vaporë dhe zemra i gufonte. Ah sikur të kishte dhe ai një të tillë, t'i binte botës kryq e tërthor, e t'u hynte dallgëve mes për mes. Të mos i bënte syri tërr fare nga to; të mëdha e të vogla le të ishin. Kishte një fiksim absolut se po të kesh bindje dhe besim në mendje dhe shpirt se ia del dhe i mposht të gjitha dallgët e deteve dhe oqeaneve, e pakta nuk do mbytesh kurrë. Edhe sa të cunamit të qenë dallgët, edhe t'i biesh mes për mes "Trekëndëshit të Bermudës", ja del mbanë...
Mirëpo, kush të linte se...! Nuk lejoheshin mjete lundrimi private në detin e tij, edhe po ta kishe një të tillë. Fundja, L.N., s'kërkonte medoemos një anije moderne, traget a jaht me luks, me motorë të fuqishëm e pishina në kuvertë siç mburren disa pronarë të pasur me to, por një që të qe e thjeshtë, solide, e fuqishme, që të mos trembej nga dallgët, edhe nga ato të mëdhatë fare. E ndërtuar qoftë dhe me mjete rrethanore, dërrasa e trungje nga të malit, që qe fare pranë...
Dhe ja, shansi dhe dita erdhi. Ligjet u ndryshuan dhe u lejuan edhe anijet private të ankoroheshin dhe të lundronin të lira. L.N., jo se e kishte qëllim në vetvete tregtinë dhe biznesin me anijen që ai kishte vendosur të ndërtonte; sfidën e kishte thjesht me dallgët. Donte të sfidonte dete dhe oqeane...
Me nxitim thirri ca shokë të shkathët, që dhe ata e prisnin këtë ditë, dhe i hynë punës. Morën sharra, sëpata, gozhdë zdruktha, fije liri për stukim, dhe plot mjete të tjera të duhura. Zgjodhën trungjet më të mirë nga të pyllit që kishin afër. Me drunj të mëdhenj të latuar, krijuan shtratin e pjerrët ku do të lëshohej anija. Pastaj filluan ngrehinën e anijes nga baza. Me plot vrull punonin djemtë. Djersa çurg...
Mbas disa kohësh puna kishte ecur mjaft, dhe anija mori formë. U ngritën direkët, u fiksuan velat. Velat ngjanin me faqe gazetash. Anijes iu dha dora e fundit. Stukime dhe ngjeshje të fijeve të lirit mes të çarave të dërrasave e trungjeve që të mos iu futej uji, lyerja me llaqe e bojëra, dhe emri duhej vënë. Ç'emër t'i vinin anijes?! Njëri tha: "Motet tona", dikush tjetër propozoi: "Çajmë dallgët dhe stuhitë"...! Mjafton "Çajmë dallgët", - tha një i tretë...
"Ashtu të ngelet!", - i vuri vulën L.N., me entuziazmin dhe ekzaltimin që e karakterizonte për tip. Anija u lëshua drejt detit nga shtrati i pjerrët i saj me ngadalë në fillim dhe duke shpejtuar drejt destinit, pasi L.N., pronari i saj, gjithë patetizëm, theu në faqen e kabinës së kapitenit shishen e shampanjës për përurim dhe mbarësi. Një "Urraaa" e fuqishme mbizotëroi mbi të gjithë sa ishin. Kapiteni, një djalë i ri, e në dukje i guximshëm, i përshëndeti me dorë të shtrirë të gjithë të pranishmit e provincës. Anija mori detin, pa ditur ku do shkonte, deti mori anijen në gjirin e vet duke e përkundur pak dhe nga pak dhe shtuar lëkundjet thellë e më thellë, si për t'i kumtuar ekuipazhit se s'do të qe e lehtë lufta me dallgët e mëtutjeshme...
Ndryshe nga kapiteni, që dëshironte kohë të mirë për lundrim, pronari L.N., donte stuhi dhe dallgë të mëdha, sa më të mëdha. E ndjente ta pushtonte adrenalina sa herë që një dallgë e madhe e ngrinte si lëvozhgë arre anijen "Çajmë dallgët" bashkë me të. I dukej sikur fluturonte lart drejt qiellit si pulëbardhë, sa herë që kreshtat e dallgëve gjigante ia përcillnin anijen njëra-tjetrës. "Hë më iu lumtë! Kështu vazhdofshi...!", - thërriste pronari gjithë gëzim. Kaluan javë, muaj dhe vite në këtë udhëtim. Shumë rreziqe dhe peripeci kishte kaluar anija dhe ekuipazhi i saj, por kishin shpëtuar edhe kur uji vërshonte me furi mbi kuvertë. Njerëz të ekuipazhit kishin filluar të dorëzoheshin. Edhe ushqimet po mbaronin dalëngadalë. Në ditët kur deti qetësohej dhe pranë iu kalonte ndonjë anije më luksoze se e tyrja, disa prej të ekuipazhit arrinin dhe largoheshin duke ikur me to. Pronari nuk i pengonte të iknin, përkundrazi, ua shtrëngonte dorën dhe i përqafonte i qeshur. Megjithatë, edhe në trupin dhe fytyrën e pronarit, lodhja dhe rraskapitja ndjehej qartë. Vetë entuziazmi i L.N., kishte rënë disi, por jo shpirti guximtar dhe qëndrestar. Një ditë stuhia arriti kulmin. Qielli u errësua dhe deti u nxi. Ishte një stuhi e llahtarshme ku dallgët arrinin deri në dhjetë metra. Të errëta, të skëterrshme. "Mblidhni velat! Mblidhni velat!", - iu thërriste me sa kishte zë L.N., njerëzve. Por, më kot. Stuhia qe e tmerrshme. Kabina filloi të lëvizte sikur do të shkulej e do të fluturonte tej. Direkët dhe trupi i saj filluan të kërcisnin sikur do të thyheshin nga çasti në çast si fije shkrepëse. Ekuipazhi s'dinte se ku të kapej dhe të mbahej, se anija lëvizte furishëm si lavjerrës. Ç'ishte tavan kthehej sakaq gati në dysheme, dhe ç'ishte dysheme gati në tavan. Direkët rezistuan sa rezistuan dhe u thyen, duke shkulur dhe këputur nga forca e erës dhe litarët. Kabina iku tej mbi dallgë si kuti kartoni ambalazhi. Në një çast, e gjithë anija u kthye kokëposhtë, përmbys. Kuverta përfund. Ekuipazhi dhe L.N., të varur mbaheshin me sa kishin fuqi me të dy duart ku të mundeshin, nëpër copa litarësh dhe ganxhash nën ujë. Pasi ndenji disa kohë ashtu, anija me gjithë ekuipazh, nuk u fundos, por bëri një mrekulli. Dalëngadalë filloi të kthehej mbarë nga ana tjetër. Dhe, ja ku u bë. Anija u kthye përsëri siç qe më parë, por me disa dëmtime dhe mangësi. Dallgët kishin rënë pak, por qenë të forta përsëri. Direkët kabinat, dhe disa objekte nuk qenë më. Ekuipazhi, mezi merrte frymë; qenë të shokuar psikologjikisht. Por, jo L.N., barometri i entuziazmit, moralit dhe shpirtit luftarak të tij vazhdonin të qenë lart. Befas, si në një film sureal, dallgët rreth e rrotull filluan të bashkoheshin me njëra-tjetrën si duke u çmaterializuar prej uji me shpejtësi dhe duke u materializuar ndryshe. Erdhi një moment që qe krijuar një ngrehinë e madhe bashkimi dallgësh, e pakuptueshme ende për nga forma dhe përmbajtja. Derisa u duk që u formua një...t ransoqeanik i madh. Ekuipazhi dhe L.N., të hutuar dhe të sfilitur nga mundimet dhe luftërat me dallgët shquan emrin e saj, në fillim turbull, pastaj qartë e më qartë: "Pushteti i çdo kohe". Anija "Çajmë dallgët", L.N., dhe të ngelurit e ekuipazhit, pas pak e panë veten lidhur e të tërhequr pas saj. Kaluan disa kohë, dhe ja ku dolën në port, në breg. "Bëjini remont kapital kësaj anijeje. Vërini kabinë, direkë dhe vela të reja. Emrin mos ia ndryshoni!", - urdhëroi të vetët kapiteni i transoqeanikut të madh duke qeshur. Ashtu u bë. Anija u ndreq, u restaurua, u lye, u zbukurua. Vazhdon të lundrojë veç në ujëra të qeta, pa dallgë dhe me pronar, kapiten dhe ekuipazh të ri. "Po me pronarin e vjetër, ç'të bëjmë?", - e pyeti një ditë kapitenin e transoqeanikut, një nga të vetët. "Ta bëjmë zv/ministër, e meriton kaq gjë ai...!" - vendosi kapiteni. Që prej asaj dite L.N., qëndron në kolltukun e zv/ministrit, por mendja vete e nga vete dhe i shkon përherë me nostalgji tek peripecitë dhe gëzimet që i solli anija "Çajmë dallgët!"...