E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjirokastër, një tjetër pallat në rrezik shembje

Një pallat në lagjen e re “Kodra e Shtufit”, rrezikohet seriozisht të shembet, pasi fare pranë tij po ndërtohet një tjetër. Rreth 30 familje kanë shprehur shqetësimin e tyre për hapjen e themeleve fare pallatit të tyre, ku banojnë prej më shumë se 25 vite.

Banorët kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve, ndërsa kanë bërë peticion dërguar përveç autoriteteve lokale, edhe atyre shtetërore si kryeministrit dhe Presidentit të Republikës.  Në peticionin e tyre,  banorët thonë se edhe pse e kanë paraqitur disa herë tek autoritetet shqetësimin e tyre, ai nuk është dëgjuar.

Leja e ndërtimit për pallatin e ri është dhënë nga KKRT-ja e Bashkise së Gjirokastrës. Një vit më parë, një pallat u shemb në Gjirokastër, pasi pranë tij po ndërtohej një tjetër. Nga ngjarja humbën jetën tre persona dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që mbi dhjetë familje mbetën pa strehë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›