Topi niset për në Romë, pjesëmarrës në samitin e FAO
Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në Romë (Itali), në datat 16-18 nëntor. Në ditën e parë të Samitit, Kreu i Shtetit Shqiptar do mbajë një fjalë gjatë së cilës do bëjë një panoramë të situatës në Shqipëri dhe të sfidave e angazhimit të vendit tonë në kuadër të sigurisë ushqimore.
Gjithashtu, Presidenti Topi do ndalet edhe në shqetësimin global mbi rritjen e nivelit të urisë në botë, ndërsa gjatë Samitit do zhvillojë takime me homologë pjesëmarrës të vendeve të tjera. Tema qëndrore e e punimeve të Samitit është siguria ushqimore botërore me vëmendje të posaçme, që në ditën e parë të Samitit, të një angazhimi global mbi çrrënjosjen e shpejtë e të plotë të urisë në botë, për të cilën 60 krerët pjesëmarrës të shteve e qeverive do miratojnë një deklaratë të përbashkët.
Gjatë Samitit do trajtohet edhe çështja e reformës qeverisëse botërore mbi sigurinë ushqimore e ndryshimet klimaterike si dhe sfidat me të cilat do përballen bujqësia e siguria ushqimore.