E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, DV: LDK fiton Prishtinën, AAK Gjakovën, PDK Ferizajn

PRISHTINE--Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka dhënë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme në 12 komuna.

Sipas këtij koalicioni, në Prishtinë ka fituar Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 56 për qind të votave.

Pas tij vjen Vegim Gashi, nga koalicioni AKR-LDD, me mbi 20 për qind të votave dhe i treti është radhitur Astrit Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës me mbi 11 për qind të votave.

Në Gjakovë, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 50.84 për qind të votave.

Në Ferizaj, Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike prin me mbi 51 për qind të votave.

Në Deçan ka fituar Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me mbi 63 për qind të votave.

Në Mamushë ka fituar Partia Demokratike Turke me mbi 72 për qind të votave.

Në Prizren, Rahovec dhe Gjilan, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike hyjnë në balotazh.

Në Mitrovicë, Partia Demokratike gjithashtu hyn në balotazh me koalicionin AKR-LDD.

Balotazh ka edhe në Pejë, Obilic dhe Klinë midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike.
(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›