Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg mariuanë
Operacioni i koduar “Porosia” i policisë është shtrirë në aksin rrugor Jorgucat -Muzinë, duke çuar në pranga edhe dy persona, posedues të sasisë së drogës. Shtetasit Mikel Hamza Aliko, 21-vjeç, banues në Lazarat dhe Donald Bexhet Aliko, 20-vjeç, banues në Lazarat u arrestuan në flagrancë nga policia, pasi në makinën e tyre tip Benz, i gjet sasia e drogës (ekzaktësisht 93 kg marijuanë).
Në momentin e kapjes këta shtetas kanë kundërshtuar arrestimin duke goditur mjetet e policisë. Pas veprimeve të shpejta dhe profesionale është bërë e mundur neutralizimi dhe kapja e tyre pa pasoja për jetën e punonjësve të policisë dhe të të arrestuarve.
Dyshohet se lënda narkotike ishte e destinuar për t’u trafikuar në shtetin Grek, ndërkohë vazhdojnë hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të këtyre shtetasve. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër.