Mat, “maskat” grabitin pasagjerët e një furgoni
MAT- Një fugon i linjës Selishtë-Tiranë ka rënë sot ne mesdite pre e maskave në Vig të Matit. Policia e Burrelit bëri të ditur sot se dy persona të maskuar me kapuca në kokë kanë grabitur pasagjerët e furgonit që po udhëtonte në drejtim të Tiranës, duke iu marrë atyre shumat e parave që kishin me vete.
Ngjarja ndodhi sot në orët e drekës në Vig të Matit. Maskat në kërcënimin e armëve, kanë detyruar pasagjerët të dorëzonin të hollat që kishin me vete.
Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka asnjë të lënduar.
Pasi morën paratë dhe sendet e cmuara të pasagjerëve, dy personat e maskuar u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke iu shpëtuar prangave të policisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Matit, por pa mundur të tregojë identitetin e autorëve. Tashmë ata janë shpallur në kërkim.
(d.b/BalkanWeb)