E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre në pranga për trafikim të veprave të artit

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Mirel Sami Starova, 30- vjeç, banues në Berat, Bujar Nuredin Dine, 41-vjeç, lindur në Fier e banues në Stamboll me shtetësi shqiptare e turke, i proceduar penalisht si dhe shtetasin Sami Nuredin Starova, 63-vjeç, nga Berati, me detyrë Përgjegjës i Muzeut Etnografik Kombëtar Berat.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale monedha të ndryshme, dy statuja prodhim në qeramikë dhe gur, disa ikona dhe piktura të vjetra, që konsiderohen trashëgimi kombëtare. Materialet e sekuestruara dyshohet se do të trafikoheshin jashtë vendit.

Strukturat e policisë vazhdojnë hetimet për gjetjen e bashkëautorëve të mundshëm, ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Berat.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›