E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA e BE mirepresin miratimin e ligjit mbi bashkepunimin me SIFT

Ambasada e SHBA mirëpret kalimin me konsensus të ligjit për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimeve Speciale të EULEX dhe e sheh këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal. Njësia e Hetimit ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Ne presim një hetim të plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendore e kombëtare.
Task Forca e Posaçme e Hetimit e Bashkimit Evropian (SIFT) përshëndet miratimin sot nga Parlamenti i Shqipërisë të ligjit mbi bashkëpunimin me SIFT-in.

Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm përpara pasi forcon më tej aftësinë e SIFT-it për të kryer një hetim penal të plotë, të drejtë dhe të pavarur lidhur me akuzat për krime lufte dhe për krim të organizuar që përmbahen në raportin e Këshillit të Evropës (KiE) të janarit 2011. Ligji, i cili reflekton ligje të mëparshme rajonale mbi bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), tregon qartazi se SIFT-i mund të arrijë bashkëpunimin për hetim nga shtetet përkatëse.

"Dua të shpreh vlerësimin tim ndaj Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij për propozimin e një ligji mbi bashkëpunimin me SIFT-in dhe për mundësimin e miratimit të tij nga Parlamenti. Njëkohësisht, dëshiroj të përgëzoj të gjitha partitë politike të cilat ofruan mbështetjen e tyre ndaj këtij ligji. Mbështetja e gjerë politike ndaj kësaj nisme është një shprehje e fortë e angazhimit të Shqipërisë ndaj çështjes së përgjegjshmërisë dhe zbatimit të ligjit", tha kryeprokurori Clint Ëilliamson.

Sikurse e kemi vëne në dukje edhe më parë, ky do të jetë një hetim kompleks dhe i gjatë, por miratimi i këtij ligji është me rëndësi të veçantë pasi ai do të lejojë SIFT-in të kryejë veprimtari hetuese në mënyrë autonome në territorin shqiptar ku raporteri i KiE-së Dick Marty beson se janë kryer shumica e krimeve të pretenduara.

SIFT-i gjithashtu ka qënë dhe mbetet në kontakt me vende të tjera për të diskutuar bashkëpunimin për mbrojtjen e dëshmitarëve, shkëmbimin e informacionit dhe nevojat për mbështetje operative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›