E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet një 26-vjeçar i kërkuar për kanosje me arme

Forcat e Policisë së Kukësit kanë ndaluar dje pasdite shtetasin Bilbil Fetahu, 26 vjeç, nga Komuna e Shëmrisë, sepse gjykata kishte vendosur për të më herët masën e sigurisë me burg pa afat, për akuzën e kanosjes së tjetrit dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë së Kukësit, 26-vjeçari Fetahu, banor i fshatit Pistë, kishte kanosur në gusht të këtij viti një bashkëfshatarin e tij, shtetasin me iniciale U.M. 40 vjeç, për një konflikt pronësie. Pas denoncimit në polici, prokuroria e shpalli Fetahun në kërkim për armëmbajtje pa leje, si dhe për kanosje me armë dhe me vendimin e datës 17.10.2008 u dënua me burg pa afat në mungesë. Ndalimi i tij është bërë në banesën e tij në Pistë, pa ndonjë rezistencë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›