Anisa Sogani: “Prej tragjedisë rrezikoj të mos bëhem më nënë”
Padia iu bashkëngjit dje dosjes që po gjykohet në Gjykatën e Lartë. Zbardhen detajet e padisë dhe e vërteta për fatin e 20-vjeçares
Laureta Rryçi
Tiranë - Numrit të padive në Gjykatën e Lartë për tragjedinë e Gërdecit i është shtuar dje edhe padia e nënës shtatzënë, që humbi fëmijën e saj 6 muajsh. Përfaqësuesi ligjor i Anisa Soganit i kërkoi dje kolegjit penal të Gjykatës së Lartë se në këtë dosje duhej të shtohej edhe një padi tjetër me objekt civil dhe bëhej fjalë për dëmshpërblim. Historia e shkruar disa numra më parë po nga gazeta “Albania” nuk do të jetë më objekt gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, por në Gjykatën e Lartë. Vetë e dëmtuara Sogani nuk ka mundur dot të ishte e pranishme në sallën e gjyqit për shkak të gjendjes shëndetësore, por të afërmit e saj depozituan dje një padi, të cilën e ka siguruar edhe gazeta “Albania”. Nëpërmjet saj, 20-vjeçarja i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të vendosë drejtësi duke qenë se ajo rrezikon të mos bëhet më nënë.
Padia
Sipas kësaj padie, Anisa Sogani, nëse nuk do të bëjë një ndërhyrje në Itali, rrezikon që të humbasë përgjithmonë mundësinë për t’u bërë sërish nënë. Sakaq, nga dita e tragjedisë e deri sot, e gjithë familja po përballet jo vetëm me gjendjen e vështirë psikologjike të së afërmes, por edhe me koston financiare për t’i dhënë asaj mjekimin e duhur. Padia e depozituar dje në kolegjin penal kishte ndryshuar edhe disa nga pikat e padisë që u depozitua vetëm pak kohë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Nëpërmjet saj, familjarët i kërkojnë Gjykatës së Lartë që Ministria e Mbrojtjes t’i dëmshpërblejë ata për dëmin pasuror dhe moral që u ka ardhur prej tragjedisë.
Padisë e Anisa Soganit i janë bashkëngjitur edhe 10 persona të tjerë, të cilët pretendojnë se kanë pësuar dëmtime edhe ata.
Tragjedia
Anisa është banore e Mëzesit, që ndodhet pranë Gërdecit, mirëpo ditën e tragjedisë ajo ka qenë për vizitë te një i afërmi i saj që banonte në Gërdec. Sipas padisë së depozituar, e dëmtuara (Anisa Sogani) po priste fëmijën e saj të parë. Shtatzënia e saj kishte mbërritur në muajin e gjashtë dhe deri para 15 marsit të vitit 2008 gjithçka shkonte më së miri. Ajo jetonte në një familje me një gjendje jo të mirë financiare dhe për t’i krijuar të ardhura më të mira fëmijës së tyre, i shoqi kishte emigruar në shtetin grek. Në momentin e shpërthimit të fabrikës, nga tronditja, ka rënë në gjendje kome duke pësuar dëmtimeve të rënda në trup. Pas disa ditësh kurimi intensiv mjekët shqiptarë nuk u kanë dhënë shpresa familjarëve për të mbajtur akoma në jetë fëmijën, por, në të njëjtën kohë, nuk arrinin dot të bënin ndërhyrje kirurgjikale për shkak se rrezikohej edhe jeta e nënës. Dëmtimet që kishte marrë e reja ishin aq të rënda, sa iu desh ta nisnin drejt Barit të Italisë. Mjekët italianë kanë mundur të shpëtojnë jetën e nënës, por jo të fëmijës. Madje të afërmit pretendojnë se specialistët e huaj kanë thënë se nëse Anisa nuk bën një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, atëherë ajo do të humbë një herë e përgjithmonë shpresën për të qenë nënë.
PADITËS:
1. Anisa Sogani, e bija e Demirit dhe Bukurijes, lindur në Vorë – Tiranë, më 14.04.1988 dhe banuese në shtëpi private në komunën Mëzes.
2. Bardhyl Ibra, i biri i Hakiut dhe Sulltanes, lindur Lenie – Gramsh, me 13.05.1951 dhe banues në lagjen “Ali Demi“ si dhe në Lagjen “Haxhias“ Pallati 588/1.
3. Adriatik Sogani, i biri i Dylberit dhe Nexhmijes, lindur në Bratil – Gramsh, më 03.09.1974 dhe banues në shtëpi private në komunën Mëzes.
4. Dylber Sogani, i biri i Abedinit dhe Xhezares, lindur në Bratil – Gramsh, më 08.03.1947 dhe banues në shtëpi private në komunën Mëzes.
5. Çlirim Sogani, i biri i Dylberit dhe Nexhmijes, lindur në Bratil – Gramsh, më 01.03.1977 dhe banues në shtëpi
private në komunën Mëzes.
6. Miranda Sogani, e bija e Dylberit dhe Nexhmijes, lindur në
Bratil – Gramsh, më 17.04.1981 dhe banues në shtëpi private në komunën Mëzes.
7. Demir Dunga, i biri i Qazimit dhe Ishes, lindur në Marikaj, më 30.04.1961 dhe banues në shtëpi private në komunën Marikaj.
9. Bukurije Dunga, e bija e Muharremit dhe Symes, lindur në Vorë, më 28.03.1964 dhe banuese në shtëpi private në komunën Vorë.
10. Shqiponja Sogani, e bija e Dylberit dhe Nexhmijes, lindur në Vorë, më 06.06.1985 dhe banuese në shtëpi private në komunën Vorë.
11. Leonard Dunga, e biri i Demirit dhe Bukurijes, lindur në Vorë, më 12.10.1992 dhe banues në shtëpi private në komunën Vorë.
12. Brunilda Sogani, e bija e Tomit dhe Bardhës, lindur në Gramëz - Krujë, më 13.04.1986 dhe banuese në shtëpi private në Komunën Mëzes.
Të paditur:
1. Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë
2. Shoqëria “Albademil“ sh.p.k.
OBJEKTI:
Shpërblim dëmi pasuror e jopasuror në vlerën prej 40 milionë lekësh vetëm për Anisa Soganin (20 milionë për humbjen e shtatzënisë dhe 20 milionë për dëmtim të organeve të krijimit të fëmijëve dhe rrezikimi për të mos lindur më kurrë fëmijë).
Adriatik Sogani, bashkëshorti i zonjës Anisa Sogani, duhet të dëmshpërblehet me:
-1 000 000 lekë (një milion, si dëm moral ekzistencial nga vdekja e fëmijës);
-5 00 000 lekë (pesë qind mijë, dëm ekzistencial nga dëmtimet e bashkëshortes);
-2 000 000 (dy milionë lekë dëm moral nga paaftësia totale e bashkëshortes, si dhe ankthi dhe dhimbja e krijuar nga vdekja e fëmijës, dhe përjetimi për rrezikun se e shoqja, nëse nuk merr mjekimin e duhur, nuk mund të lindë më;
- 1 200 000 lekë (një milion e dyqind mijë) për shpërblim dëmi për harxhimet e bëra për kurimin e saj si në Shqipëri, dhe në Itali;
- 11 000 euro (humbjen që i është shkaktuar për lënien e punës në Greqi për 11 muaj).
- 67 000 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë lekë) përkthime të dokumenteve që provojnë pasojat financiare të shkaktuara nga tragjedia nga gjuha italiane në gjuhën shqipe.
Ndërsa për personat e tjerë dëmshpërblimin sipas pasojave që ata kanë pasur
Baza ligjore: Nenet 61 e 62 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenet 608, 625, 640, 641, 643 e 646 të Kodit Civil.
12 Maj 2009