PS: Shorti për anëtarët e grupeve të numërimit, pas regjistrimit të koalicioneve
Tërhiqet KQZ-ja pas akuzave të përfaqësuesit socialist. Gjoncaj: PS-ja nuk do t’ia japë fitoren në tavolinë PD-së
Luis Tanushi
TIRANË – Socialistët kërkojnë që anëtari i tretë dhe i katërt në grupet e numërimit të votave të bëhet pas regjistrimit të koalicioneve. Një kërkesë e tillë fillimisht ka hasur kundërshtimin e kreut të KQZ-së, por pas këmbënguljes së përfaqësuesit të PS-së, procedura është shtyrë për më vonë. Debati është shkaktuar nga një listë që ka paraqitur Kuvendi i Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas së cilës, edhe Partia Aleanca Demokratike është në opozitë. Genc Gjoncaj u shpreh se PS-ja nuk do t’ia japë fitoren në tavolinë Partisë Demokratike. Ai deklaroi se forca që përfaqëson nuk e gjykon të drejtë momentin e përcaktimit të anëtarit të tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Kërkesa e Gjoncajt është kundërshtuar nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani. Ky i fundit deklaroi se miratimi i udhëzimit për shortin është ligjor. KQZ-ja vendosi për shtyrjen e udhëzimit në një datë tjetër.
Akuza
Gjoncaj e akuzoi KQZ-në për veprime dashakeqe në dëm të PS-së. “Vërej se është joprofesionale dhe më së shumti dashakeqe hedhja e shortit në këto momente, pasi të dy anëtarët e GNV-ve do t’i merrnin dy forcat e djathta”, - tha përfaqësuesi i PS–së në KQZ. Sipas tij, forma dhe përmbajtja e udhëzimit për shortin që do të përcaktojë anëtarët e GNV-ve përbën rrezik për procesin zgjedhor. Gjoncaj e mbështeti kërkesën e forcës politike që përfaqëson në Nenin 86 të Kodit Zgjedhor. Gjoncaj deklaroi se procedura e hedhjes së shortit për anëtarin e tretë dhe të katër të grupit të numërimit të votave të bëhet pas përfundimit të afateve të regjistrimit të koalicioneve. “Partitë politike kanë ndryshuar kahun politik gjatë kësaj kohe, rrjedhimisht edhe lista e partive që kanë të drejtën për të marrë pjesë në short duhet të reflektojë këtë përbërje të re”, - theksoi Gjoncaj. Genc Gjoncaj kundërshtoi listën e partive që KQZ-ja kishte përcaktuar për të marrë pjesë në short. Në listën e partive të krahut opozitar ishin edhe Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Demokristiane. Pjesëmarrja e këtyre dy forcave politike në vazon që i përkiste grupit opozitar u kundërshtua nga përfaqësuesi i PS-së.
Argument tjetër i PS-së për mosmiratimin e udhëzimit për hedhjen e shortit të anëtarit të tretë dhe të katërt në GNV lidhej me numrin e deputetëve që forcat politike duhet të kenë në Parlament për të marrë pjesë në short. Përfaqësuesi i partisë më të madhe opozitare tha se disa nga partitë nuk e plotësojnë numrin e deputetëve që kërkon ligji. “Disa parti politike që prej vitit 2005 kanë rrjedhje të deputetëve dhe kanë më pak se dy deputetë. Këto parti duhet të përjashtohen nga shorti”, - tha Gjoncaj.
Debatet
Në të njëjtën linjë me PS-në ka qenë edhe nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi dhe anëtari tjetër i KQZ-së, Pandeli Varfri. Ata e quajtën të drejtë kërkesën e paraqitur nga Partia Socialiste. Dëshira Subashi u shpreh se Kodi Zgjedhor, në Nenin 96, ka lënë vend për diskutime. “Ne nuk duhet të bazohemi te rezultati i zgjedhjeve të 2005-s sepse Parlamenti ka pësuar ndryshime që nuk janë reflektuar në listën që ka sjellë në KQZ”, - tha Subashi. Nënkryetarja e KQZ-së kërkoi shtyrjen e miratimit të udhëzimit pas regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e qershorit. Edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Varfri, ishte pro shtyrjes së miratimit të udhëzimit për përcaktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të grupit të numërimit të votave. Varfri kërkoi që letra e Parlamentit të mos merret parasysh nga KQZ-ja. Anëtari i KQZ-së e quajti letrën si opinion të sekretarit të Parlamentit. “Letra e dërguar nga Parlamenti nuk ka vlerën e dokumentit, por është thjesht një opinion i sekretarit të tij”. Ai kërkoi që të respektohej fryma konsensuale e Kodit dhe për marrjen e vendimit të pritej një kohë tjetër. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, kundërshtoi kërkesën e Partisë Socialiste për shtyrjen e vendimit për hedhjen e shortit të anëtarëve të GNV-ve. Ai kërkoi kalimin e udhëzimit në parim dhe më pas të diskutohej për pikat e veçanta. Kreu i KQZ-së debatoi me përfaqësuesin e PS-së, Genc Gjoncaj. Ai kërkoi që debati nga ana e Gjoncajt të jetë konstruktiv. Udhëzimin për anëtarët e GNV-ve Ristani e quajti ligjor.
Përfaqësuesi i PD-së, Niazi Kosovrasti, deklaroi se ndarja është e përcaktuar nga Parlamenti dhe kërkoi miratimin e udhëzimit për procedurën e hedhjes së shortit për anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve. Mes debateve KQZ-ja vendosi shtyrjen e vendimmarrjes së udhëzimit deri në saktësimin nga ana e Parlamentit të kritereve për ndarjen e partive në koalicione.
12 Maj 2009