Aniston: Mamografi çdo dy vjet
Bëni njësoj si unë, mamografi për çdo dy vjet. Një mesazh sensibilizues vjen nga aktorja Jennifer Aniston, ish-bashkëshortja e Brad Pitt, e cila është cilësuar nga meshkujt, si gruaja më seksi e të gjithë hohërave.
Të kujdesesh për shëndetin tënd nuk është asnjëherë vonë, por këshillat të cilat na vijnë nga aktoret hollivudiane janë tejet interesante dhe me vlerë. Në një intervistë të shkurtër me pesë pyetje, ajo na jep sinjalin e parë. Ndërsa është regjistruar një nga pesë episodet e filmit FIVE, i cili do të transmetohet në televizionet amerikane, një mesazh mjaftë i ndjerë i drejtohet të gjithë grave: Luftë kundër kancerit të gjirit.
E pyetur pse ka nënshkruar një marrëveshje për këtë film, bjondina seksi shprehet se ka shumë arsye personale. Një mikja ime e ngushtë, ka luftuar kundër kancerit të gjirit për vite me radhë. I njëjti fat dhe për një mikeshë tjetër, e cila ishte 30 vjeç. Janë shumë gra të cilat janë prekur nga kanceri i gjirit, shton më tej ajo.