E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anita Laci: “Unë vajza që dashuroj “ushtarët” e shahut

Autori i Lajmit: Lili Saraci

Edhe femrat janë të apasionuara pas shahut. Janë bërë më shumë se 20 kampionate të femrave. Në fakt, shahu i femrave kohët e fundit është bërë edhe më i ndjekur nga vetë ato madje dominojnë në fitimin e çmimeve ndaj meshkujve. Kusht, është edhe personazhi ynë për suplementin që gazeta zhvillojë çdo javë. Ajo ka marrë çmimin e parë individual si shahistja më e mirë në konkursin e shahut që u zhvillua në Tiranë "Kampionati Kombëtar Individual për Femra" ku Anita ka marrë çmimin e dytë individual. Nën drejtori i kësaj shkolle ka pohuar se ajo është Anita është nxënësia që ka çuar shkollën të marrë çmimin parë kombëtarë në shah mes të gjitha gjimnazeve të tjera të Tiranës. “Shkolla “Eqrem Çabej” nuk do të kishte marrë çmime si kampione, për të cilin sot ndihet krenar dhe që e mbanë mbi vetë gjithë krenari, po të mos kishin nxënësen tonë shuam të talentuar në shah dhe në mësime Anita Lacin”, ka pohuar nëndrejtori Sahiti. Ndërsa vetë Anita ka treguar për suplementin e gazetës si e ka filluat dhe kush e ka shtyre atë të luaj shah, deri në atë pikë sa të arrij të marrë çmime shumë të rëndësishme. “Fillimisht me lindi dëshira për të luajtur duke para babin në shtëpi që luante kotë për të shtyre kohën. Pasi babi luan shpesh me fisin time dhe unë që e vogël e shikoj në lëvizjet që ata bënin dhe më pas i mësova shuam mirë, i mora dhe kuptimi se çfar loje ishte. Për herë të parë për femra, Shqipëria morri pjesë në Olimpiadën e 29-të Botërorore, të zhvilluar në Novisad të Jugosllavisë, në nëntor-dhjetor të vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriçi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrë pjesë Shqipëria është ajo e Drezdenit, Gjermani, që përkon me të 38-n në botërore dhe pjesëmarrjen e 16-të të Shqipërisë për meshkuj dhe e 7-a për femra. Për femra morën pjesë Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza. Emra të tjerë shahistesh të dalluara janë edhe Valbona Milla, Rezarta Banaj.

Binjaket e “Çabejt” vajzat futbolliste për femra

Shqipëria ka krijuar tashmë ekipin e saj kombëtar të futbollit për femra. E menjëherë pas këtij zhanri të ri që ka hyrë në Shqipëri filluan edhe kërkimet për të evidentuar se ku ishin talentet shqiptare që militojnë në ligat profesioniste të Evropës. Talentet femra që militojnë në ligat e Evropës janë të shumta dhe çfarë na bën që të kemi shpresë për një përfaqësim të mirë të kombëtares tonë kuqezi. Megjithatë të luash futboll nuk është dhe aq e lehtë për një femër, por të lush futboll kur vërtet e ke pasion atëherë gjërat janë disi më të lehta. E pra, në gjimnazin “Eqrem Çabej” , ka një numër femrash që luajnë futboll. Por, ajo që të bënë më shuam përshtypje në këtë shkollë e sidomos në këtë lloj fushe janë pikërisht dy motra binjakë që përveçse kanë gjithçka të përbashkët, ato janë edhe në ekipin e futbollit për femra dhe madje ndihen tepër të lumtura që më në fund edhe në Shqipëri ka një skuadër të tillë. Ato janë Rahime dhe Aleksandra Hunçi. Aleksandra është portierë e ekipit të futbollit ndërsa Rahimeja është mbrojtëse në fushën e futbollit për femra. Ato kanë pohuar për suplementin e gazetës se edhe sikur të mos ishte hapur ky lloj sporti për femra ato do të luanin vetë pra do u krijonin mundësin vetës më një fushë futbolli dhe do të krijonin vetë një skuadër më të gjitha femrat që dëshironin të luanin futboll. Madje ato kanë shtuar për gazetën se për pasionin që kanbë për futbollin do të bënin gjithçka. “ Nuk do e linim futbollin për asgjë në këtë jetë. Unë Aleksandra që jam 5 minuta më e vogël se Rahimeja, e megjithatë ajo që është me e dhen për futbollin jam unë. Fillimisht kam luajtur si lojtare në fushë, pastaj me kaluan mbrojtje e tashëm jam portierë, pasi isha shumë më mirë profesionalisht si portierë. Ndërsa Rahimeja ka qen sulmuese dhe tashme ka kaluar mbrojtëse”, janë shprehur motrat binjake të Rihana dhe Aleksanbda Hunçi. Ato kanë pohuar se në javë bëjnë tre herë stërvitje dhe se këtë pasion që akne për futbollin duan ta vazhdojnë por kërkojnë mbështetej nga shteti.

Gjimnazi “Çabej” 70% e nxënësve me origjinë nga Veriu

Në gjimnazin ku sot mësojnë një numër, prej 810 nxënës, ka edhe shumë probleme të natyrave të ndryshme. Pasi, një pjesë e mirë e nxënësve të shkollës “Eqrem Çabej”, janë të ardhur nga veriu i vendit. Jo pakë po plotë 70 për qind e tyre janë veriorë. Kjo bënë që mardhëniet mes nxënësve më njëri- tjetrit të jetë paksa të kufizuar, për shkak të gjuhës së ndryshme që ata flasin. Nxënësit që kanë vite që janë në Tiranë nuk i afrojnë ata nxënës që vinë nga veriu. Mirëpo, sipas nëndrejtorit të shkollës, problemi më i madh është i mësueseve. Pasi, sipas nxënësve, këtu ka mësues që kanë një llojë urrejtje, pikërisht për shkak të dialektit të tyre. “Kanë nota relativisht të ulëta nga nxënësit e tjerë, por edhe u vihen enkas nga mësuesit.” ka pohuar nëndrejtori i shkollës Sahiti. Veçë urrejtjes së stafit të mësuesve ndaj nxënësve, ata kanë edhe probleme ekonomike tepër të theksuar ndyshe nga se mund të kenë ata që janë nga Tirana. Mirëpo këto probleme ndikojnë në mësime, në gjendjen e tyre psikologjike, në mardhënie më shokët e shoqet e klasë, pasi ata bëhen më agresivë, kërkojnë të qëndrojnë vetëm e shumë të tjera si këto, thotë nëndrejtori. “Për këtë arsye një pjesë të mirë të nxënësve ne i çojmë që të marrin ndihmën e psikologes. Janë mbi 11 për qindë e nxënësve që e marrin këtë ndihmë nga psikologia për arsye të ndryshme të tyre, qofshin ato edhe mardheniet që në këtë moshë”- vazhdon më tej nëndrejtori i shkollës. duke shtuar se “Në shkollën tonë ka nxënës që janë edhe të sëmurë, këto sëmundje janë nga më të ndryshmet. E pavarsishtë nga këto lloj sëmundjesh në i kemi pranuar në shkollë dhe i trajtojmë në mënyrë më të veçantë se nxënësit e tjerë. Megjithatë një pjesë e mirë të nxënësve në shkollën tonë e zënë edhe nxënësit romë. Janë një pjesë e konsiderueshme e këtyre nxënësve, dhe mua më vjenë mirë që të paktën në këtë shkollë ka filluar të pranohet kjo lloj shtrese nga pjesa tjetër e nxënësve”, ka bërë të ditur Sahiti.

Misret Sahiti: “Kërkoj nga ministria që shkolla të ketë hyrje nga ana tjetër”

Shkolla e radhës e vëzhguar nga gazeta është shkolla e mesme “Eqrem Çabej”. Nxënësit e këtij gjimnazi e konsiderojnë shkollën, “burg”. E kjo jo për shkak të rregullores së rreptë që ka shkolla po për vetë strukturën e saj. Në këtë shkollë nuk ka një oborr, ku të mund të rrinë nxënësit e këtij gjimnazi, hapësira e vetme që të ofron, është vetëm nga porta e hekurit e deri në derën kryesore që të drejton të hysh brenda shkollës, por kjo distancë nuk është më shumë se 10 metra. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë nëndrejtori i shkollë, Misrat Sahiti, që për më tepër ka pohuar se i ka kërkuar si Ministrisë së Arsimit ashtu edhe Bashkisë së Tiranës, që të paktën të bëjnë të mundur e të kthejnë hyrjen e shkollës nga ana tjetër. Por, as njëra e as tjetra nuk kanë bërë asgjë, dhe i kanë detyruar nxënësit që të qëndrojnë nën hijen e pallateve e shumë ndërtesave të tjera, brenda në godinë edhe kur kanë pushimin e gjatë. Për të shkuar në këtë shkollë duhet të kalosh mes tuneleve të pallateve si dhe rrugicave të ngushta që vazhdimisht popullohen me djem të papunë që dalin xhiro nëpër shkolla. Nevoja e një investimi të vogël për të ndryshuar hyrjen e shkollës ka detyruar nxënësit e paktë të kësaj shkolle dhe stafin e mësuese që të përballen çdo ditë me probleme të natyrave nga më të ndryshmet. Kjo shkollë ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për konfliktet mes adoleshentëve duke degjeneruar deri në të plagosur me thika apo të arrestuar nga policia për sherre masive mes adoleshentëve. Nëndrejtori i kësaj shkolle ka pohuar se këto probleme vijnë të gjitha për shkak të lënies pas dore të shkollës. Janë kushtet që shkaktojnë këto probleme, pasi kjo shkollë nuk ka një oborr për të mbajtur nxënësit nën kontroll dhe rruga që të çon për në shkollë është një rrugë e fshehtë që është kthyer në zonë problematike. Sipas tij, zgjidhja e vetme është krijimi i një oborri duke e kthyer hyrjen e shkollës nga ana e spitalit dhe jo nga rrugicat e ngushtuara nga SHISH dhe ndërtimet pa leje. Kjo shkollë ndodhet në kushte tepër të vështira, si nga baza materiale ashtu dhe nga pozicioni ku ajo ndodhet. Nga të katra anët është e rrethuar nga muret e larta dhe të sigurta të SHISH, të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe nga pallate shumëkatëshe. Nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle e konsiderojnë veten si në burg kur futen në ambientet e kësaj shkolle e jo si në një institucion arsimor. Vetë nëndrejtori i shkollës, Misret Sahiti, ka pohuar për gazetën se në këtë shkollë, mbarëvajtja e procesit mësimor është me tepër probleme dhe kjo për shkak të lënies në mëshirë të fatit të godinës. Sipas tij, për ndërhyrje është kërkuar që në vitin 1993, por edhe pse kanë kaluar më tepër se 16 vjet, ende nuk është njohur asnjë investim në këtë shkollë. Që prej prishjes së sistemit socialist dhe në vijim kjo shkollë ka qenë pa oborr dhe pa palestër. Në këtë shkollë, e vetmja hapësirë është përpara shkollës, por ajo nuk mjafton as për të hyrë nxënësit në shkollë. Katër mësues të edukimit fizik detyrohen t’i zhvillojnë orët e edukimit fizik nëpër klasa, pasi nuk ka as hapësira të jashtme, por as palestër për të zhvilluar një orë normale fizkulture. Edhe për këtë problem i është kërkuar Drejtorisë Arsimore të ndërhyhet, por asnjëherë nuk është vënë uji në zjarr nga ana e tyre. Nëndrejtori i shkollës, duke bërë prezent problemin, ka pohuar gjithashtu se është akoma më problem kur mendon se mësuesit nuk mund të justifikojnë dot punën e tyre, për shkak të mungesës së ambienteve për të zhvilluar një orë mësimi.

Bashkia: “Duhet rikonstruktuar, por nuk ka fond”

Vetëm disa muaj më parë dy punonjëse të Bashkisë së Tiranës kanë inspektuar shkollën. Ato kanë konstatuar se gjendja në këtë shkollë është tepër e mjerueshme dhe ka nevojë për rikonstruksion. Por drejtorisë së shkollës i është pohuar se nuk ka fonde për rikonstruksion dhe gjendja do të vazhdojë të mbetet e njëjtë të paktën edhe për këtë vit mësimor. Sipas nëndrejtorit të shkollës, nga ana e Bashkisë është konstatuar se duhet ndërhyrë në bazën materiale dhe në vendosjen e dyerve dhe dritareve, një investim ky jo i madh për sa i përket buxhetit të Bashkisë. Inspektim është kryer edhe nga Instituti i Higjienës në fillim të vitit shkollor. Edhe nga ky inspektim janë konstatuar probleme tepër të mëdha, por fatmirësisht, nuk u urdhërua mbyllja e shkollës, se ‘gjendja nuk përbënte rrezik për shëndetin e nxënësve’. Në raportin përfundimtar Instituti i Higjienës, shton se kjo shkollë ka nevojë për rikonstruksion total, pasi suvatimet janë të vjetra dhe janë të dëmtuara. Dritaret janë një tjetër problem. Ato janë të amortizuara totalisht dhe paraqesin probleme serioze edhe për nxënësit. Po kështu, edhe banjat janë jashtë çdo standardi, ato janë të rrënuara dhe nuk kanë asnjë pajisje hidraulike dhe hidrosanitare. Kjo shkollë nuk ka pasur asnjëherë fatin e rikonstruksionit. Drejtoria e kësaj shkolle ka nisur kërkesat për ndërhyrje që 16 vite më parë, ku i është kërkuar Bashkisë dhe Ministrisë së Arsimit të ndërhyjë për rikonstruksionin e godinës dhe ambienteve të jashtme. Dyert, dritaret, bankat, shtrimi me pllaka, por edhe suvatimi janë në një gjendje të mjerueshme. Në çdo klasë të paktën një dritare apo dera është e thyer. Kjo jo për shkak të mosmirëmbajtjes, por për shkak të vjetërsimit të tyre. Si dhe në shumë shkolla të tjera ku është bërë ndonjë ndërhyrje me vendosjen e dritareve sa për të thënë, edhe në këtë shkollë janë vendosur dikur dritare hermetike. Nxënësit për shkak të mosajrosjes dhe krijimit të ambientit të rëndë në klasa, i kanë hequr fare ato. Disa të tjera janë thyer apo kanë rënë në orën e mësimit duke krijuar edhe panik tek nxënësit.

Gjimnazistët: “Marrëdhëniet intime janë kthyer në modë”

Tendenca për të pasur të dashur tashmë është kthyer në modë për të rinjtë e sotëm. Madje, ata nuk e kanë më për turp ta pranojnë se kanë lidhje intime. Por guxim më të madh shfaqin djemtë, të cilët krijimin e sa më shumë lidhjeve e kanë kthyer në sfidë, duke e përdorur edhe si mburrje ndaj shokëve. Përhapjen e këtij fenomeni e pohojnë për gazetën vetë gjimnazistët, psikologët e shkollave, por theksojnë se po vihet re gjithnjë e më shumë që adoleshentët kryejnë marrëdhënie seksuale. Mjaftohen me faktin që janë në qendër të vëmendjes dhe të ndihen mirë shpirtërisht, dhe morali apo opinioni i të tjerëve nuk përbën asnjë problem për ta. Madje, adoleshentët nuk shfaqin asnjë interes për t’i fshehur lidhjet e tyre, por i bëjnë ato publike. “Mendoj se është normale për të pasur një të dashur, por jo e nevojshme. Për kohën që ka ardhur, është më se normale. Tashmë, e rëndësishme është të ndihesh mirë dhe të mos pyesësh për moralin apo opinionin e të tjerëve”,- thotë një gjimnaziste në shkollën “Eqrem Çabej”, duke shtuar se pasja e një të dashuri ka vlera për një femër, pasi ndihet e vlerësuar. “Sigurisht që unë kam të dashur dhe këtë e dinë edhe prindërit”,- thotë ajo. Psikologja e shkollës këtë fakt e shpjegon si të moshës. Megjithatë, kjo është edhe temë e debatuar nga ana e tyre. Gjithashtu, një temë tjetër e diskutuar në zyrën e psikologes nga nxënësit janë edhe marrëdhëniet e tyre me prindërit.

Ky lajm është publikuar: 07/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›