E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: “Çdo ditë apel për protesta”

Autori i Lajmit: Redaksia

Partia Socialiste u ka bërë sërish dje apel për protesta të pandalshme, shtresave të ndryshme të shoqërisë. Deputetja Arta Dade, në një konferencë për shtyp nga selia rozë, është shprehur për bashkim të shqiptarëve dhe shqiptareve për të larguar me anë të protestave pushtetin e familjes. “Ti themi jo pushtetit antidemokratik të familjes”. “Ripërsërisim apelin tonë për qytetarët. Ti japim fund keqqeverisjes që buron nga deformimi i votës. Qytetarët të bashkohen me ne dhe ne me qytetarët, për protesta të pandalshme”,- tha Dade. Sipas Dades, protestat tashmë marrin një karakter më të madh, jo vetëm për kutitë e votimit. “Protesta për rritjen e papunësisë, kundër korrupsionit galopant, kundër varfërisë së skajshme në fshat”,- u shpreh Dade. Deputetja ftoi qytetarët të protestojnë për gjithë këto arsye për ti dhënë jetë më pas protestës më të madhe në vend. “Çdo ditë një protestë për tu takuar që të gjithë më 30 prill në bulevardin e Tiranës”.

Ky lajm është publikuar: 07/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›