Krimet Rënda Apeli përgjysmon dënimin për Ilir Pajën
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Ilir Paja, beratasi që mundi të arratisej dy herë nga burgjet italiane është dënuar vetëm me 6 vjet e tetë muaj nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.
Vendimi është marrë nga pesëshja gjykuese, e cila i ka përgjysmuar dënimin të pandehurit Paja.
Ndryshimi i dënimit
Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila e dënoi Pajën me 15 vjet burg, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që ti jepej 25 vjet dënim. I njohur nga media e huaj si Ufo i arratisjeve, Ilir Paja ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar në Apel përveç uljes së dënimit edhe ndryshimin e akuzës nga vrasje të mbetur në tentativë në plagosje të rëndë. Po kështu, akuzat që Prokuroria e Krimeve të Rënda ja adresonte gjatë këtyre muajve, u rrëzuan njëra pas tjetrës, ndonëse prokurorët e akuzuan atë për vrasje e mbetur në tentativë në rrethana cilësuese ndaj një agjenti policie. Gjykata e Shkallës së Parë mori të mirëqenë qëndrimin e të pandehurit, i cili këmbënguli se nuk i kishte njohur oficerët e policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Paja plagosi njërin prej agjentëve të policisë kriminale. Por, avokati i tij mbrojtës gjatë seancave u përpoq të argumentonte se klienti i tij nuk i kishte njohur oficerët e policisë dhe përplasja ka qenë aksidentale, pretendim të cilit iu dha të drejtë edhe nga gjykata. Togat e zeza nuk mbështetën qëndrimin e akuzës që këmbënguli se Paja e ka goditur agjentin për ti shpëtuar arrestimit. Ilir Paja është larguar dy herë nga burgjet italiane.
Dënimi me 15 vite
Ilir Paja, ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie nga gjykata e Krimeve të Rënda. Ngjarja për të cilën dënohet Ilir Paja ka ndodhur me 6 mars 2008 pranë farmacisë numër 10. Tentativa për ti shpëtuar sërish prangave të policisë, ka detyruar të shumë kërkuarin të përplasë me automjet një agjent policie që i kishte "zënë" rrugën, por kolegët e tij e kanë qëlluar me pistoletë duke e lënë edhe atë të plagosur. Në operacion mbeti i plagosur agjenti Bledi Haxhimali. Ilir Paja u bë i njohur për arratisjet e tij nga burgjet e Italisë. Arratisja e parë e shqiptarit u krye në qershor të vitit 2006 kur ai kishte rreth gjashtë muaj që ishte izoluar në burgun e Perugias. Me çarçafët e dhomës ai krijoi një litar rreth dhjetë metra të gjatë dhe më 11 qershor të vitit 2006 kur ai bashkë me të burgosurit e tjerë kishin dalë në oborrin e burgut gjatë orës së ajrimit, u arratis. Më shumë se tre muaj zgjati liria e Pajës në arrati, pasi policët e arrestuan sërish në një nga provincat e Milanos. Por, nuk do të kalonte shumë kohë dhe Paja do të arratisej sërish. Teksa po transferohej me një ambulancë nga njëri burg tek tjetri ai ka përfituar nga një ndalesë në autostradë për tiu shmangur rojeve të policisë dhe të arratisej.
Akuzat në Itali
Në Itali Ilir Paja akuzohej për vrasje, trafik droge, vjedhje të vilave, rrëmbim personi, dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi i tij në Itali u bë me kërkesë nga policia gjermane për një vrasje në Duisburg të Gjermanisë.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2010