Anjeza Shahini: Çmimi më i madh, duartrokitjet e publikut
Të rinjtë triumfojnë në Festivalin e Këngës në RTSH Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini me këngën Në pasqyrë fitoi vendin e dytë në edicionin e 48 të Festivalit të Këngës në RTSH. Ky festival ishte një rikthim i suksesshëm për këngëtaren e njohur, e cila është vlerësuar në skena të ndryshme për interpretimin e saj, duke u konsideruar si një nga zërat më të mirë shqiptar. Në një prononcim dhënë për gazetën ajo pohon se një prej momenteve më të bukura, të cilin ajo e vlerëson shumë kanë qenë
duartrokitjet e publikut. Çmimi më i madh për mua ishin duartrokitjet e publikut dhe jam shumë e kënaqur me çmimin, pohon këngëtarja Shahini. Më tej e pyetur mbi vlerësimin që bëri juria ajo u përgjigj se gjithsecili ka mënyrën e vet për të votuar. Më tej ajo tregon se me këtë rikthim në festival, ajo kishte synuar që të sillte një këngë të bukur, ku Shahini zuri vendin e dytë në këtë edicion të 48 të Festivalit të Këngës në RTSH, duke bërë që këngëtarja Shahini të vazhdojë të mbetet një nga zërat më të mirë shqiptar. Hyrja ime me këtë këngë në festival ishte për të sjellë diçka të bukur dhe kjo gjë u pa dhe nga reagimi i publikut, i cili më vlerësoi për atë që unë solla në skenën e festivalit, pohon fituesja e vendit të dytë në edicionin e 48 të Festivalit të Këngës në RTSH. Hera e fundit që këngëtarja Anjeza Shahini ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë në vitin 2005, me një bashkëpunim me kompozitorin Harold Hanich në këngën Pse ndal. Pyetjes se përse ka munguar disa vite, ajo i përgjigjet: I jap shumë rëndësi festivalit, publikut që më mbështet dhe para tij dua të jem e bindur për atë që sjell. Bindjen për të qenë në skenë këtë vit, ia ka dhënë krijimi i kompozitorit Sokol Marsi, një këngë që i përshtatej vokalit të saj, ndjesive dhe që ngjalli emocione jo vetëm tek këngëtarja, por dhe tek publiku në sallë. Ndërkohë që Anjeza Shani ishte e para këngëtare shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong me këngën Imazhi yt, e cila u vlerësua për një debutim të suksesshëm në Festivalin Evropian në vitin 2004.Selim Ishmaku: Një kurorëzim i punës sonëDrejtori artistik i festivalit Selim Ishmaku tregon se këtë vit festivali iu rikthye traditës, duke u zhvilluar javën e fundit të muajit dhjetor. Edicioni i këtij viti, i cili u shtri në katër net, në vigjilje të festave të fundvitit, si dikur nga 24 deri në 27 dhjetor, sipas tij ishte një realizim shumë i mirë, ndërkohë që festivalit këtë vit iu rikthye nata e të rinjve. Në një prononcim dhënë pas festivalit drejtori artistik Selim Ishmaku tregon se të gjitha objektivat që ai kishte pasur si drejtues artistik i kishte arritur. Mendoj se këtë vit ishte një realizim i mirë i festivalit. Objektivat e mia si drejtues artistik, me pjesën që më takonte më shumë si redaktor,mendoj se i kam realizuar, pohon drejtori artistik Ishmaku. Më tej ai vijon të tregojë se këtë vit sipas tij festivali ishte një spektakël i gjerë, i cili pati pjesë shumë të bukura. Edicioni i 48 i Festivalit të Këngës në RTSH këtë vit pati shumë risi. Kështu ishte nata e të rinjve, e cila solli në skenë shumë emra të rinj të talentuar, por pati dhe shumë komponentë të tjerë të cilat e bënë këtë festival një spektakël shumë të gjerë dhe që u prit mirë, pohon Ishmaku. Më tej i pyetur për zërat kundër në festival ai tregon se është bërë më e mira. Në rast se do të ketë zëra kundër ndaj festivalit të këngës, unë mund të them se ne kemi bërë më të ndershmen, më të hapurën dhe më të mirën. Objektivat tona ne i realizuam, duke sjellë një festival të arrirë para publikut. Dhe ky festival, unë mendoj se është një kurorëzim i përpjekjeve të punës sonë, tregon drejtori artistik. I pyetur mbi vlerësimin e jurisë ai pohon se: Juria është një pushtet gjyqësor, ajo kishte profesionistët e saj. Ndërkohë që si çdo vit ka pasur probleme me foninë, por për këtë vit sipas drejtori artistik të festivalit Selim Ishmaku, nuk ka pasur probleme të tilla. Këtë vit në festival nuk ka pasur probleme me foninë. Ka qenë mirë, përfundon drejtori artistik Ishmaku.Shqipëria për herë të shtatë në Festivalin EuropianFituesja i çmimit të parë të Festivalit të 48-të të Këngës në RTSH, këngëtarja Juliana Pasha me këngën Nuk mundem pa ty do të përfaqësojë muzikën e lehtë shqiptare në Festivalin Europian, që do të zhvillohet në Oslo, Norvegji. Kjo është hera e shtatë që Radiotelevizioni Shqiptar mundëson prezantimin e këngës së lehtë shqiptare në Eurosong. Për herë të parë kjo ndodhi në vitin 2004, kur kënga me titull Imazhi yt e kompozitorit Edmond Zhulali u interpretua në skenën e Eurosong-ut në Turqi nga këngëtarja Anjeza Shahini. Një vit më pas në këtë festival prestigjioz Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren Ledina Çelo me këngën Neser shkoj e kompozitorit Adrian Hila dhe me poet Pandi Laçon. Më pas do të ishte këngëtari Luiz Ejlli, i cili ne vitin 2006 me këngën Zjarr e ftohtë të Klodian Qafokut përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Europian. Këngëtari Frederik Ndoci, në maj të 2007, shkoi në Eurosong me këngën Balada e gurit. Kjo këngë ka firmat e dy artistëve që shkonin për herë të dytë në Eurosong; Adrian Hila dhe Pandi Laço. Në Eurosongun që u zhvillua në Beograd në vitin 2008, Shqipërinë e përfaqësoi këngëtarja Olta Boka me këngën Zemrën e lamë peng, kompozim i Adrian Hiles dhe tekst të Pandi Laços. Këtë vit, në festivalin që u zhvillua në Moskë, Shqipëria u përfaqësua me këngën Më merr në ëndërr kënduar nga Kejsi Tola, kompozim i Edmond Zhulalit me tekst të Agim Doçit.Katër netët e festivalitKëtë vit festivali u zhvillua në vigjilje të Krishtlindjeve dhe u zhvillua katër net 24-27 dhjetor, duke sjellë në veç emrave të kompozitorëve të njohur edhe emra të rinj. E ndërkohë që dy prezantuesit Miriam Cami dhe Alban Skënderaj vinin për herë të parë si prezantues dhe gjatë netëve të festivalit kënduan dhe disa nga këngët e tyre më të bukura. Në natën e parë ishin këngëtarët big për publikun, ndërsa ishin18 këngëtarë të rinj, të cilët patën mundësi të garojnë përgjatë natës së dytë të festivalit dhe vetëm njëri prej tyre ishte fituesi, i cili u fut automatikisht në natën finale, duke pretenduar kështu edhe për çmimin e madh të edicionit të 48 të këtij evenimenti. Nata e tretë në edicionin e 48-të të Festivalit të Këngës në RTSH solli në skenë këngët e festivalit në një version tjetër. Ishin pikërisht duete me këngëtarë, që nuk ishin konkurrentë në festival, të cilat i sollën një ngjyrë tjetër këtij evenimenti të këngës së lehtë shqiptare. E cilësuar nga organizatorët si një natë spektakël, ajo veç dueteve solli dhe një atmosferë ndryshe nga netët e tjera. Nata e tretë pati thuajse të njëjtën strukturë, si nata e dytë e festivalit të kaluar. Këngëtarët big ishin të shoqëruar nga të tjerë emra të muzikës shqiptare, duke kthyer disi nostalgjinë e viteve të shkuara. Këngëtarët ishin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Ata ishin figura që kanë zënë një vend në historinë e muzikës shqiptare, dhe sipas organizatorëve ata ndoshta janë tërhequr disi nga aktiviteti muzikor, ose nga festivalet e fundvitit. Dueti i parë që startoi ishte Iris Hoxha dh Kelly me këngën Zërin tim ta ndjesh me kompozim të Edmond Rrapit, tekst të Ledi Shqiponjës, dueti i dytë ishte Guximtar Rushani dhe Agim Poshka me këngën Gëzuar me kompozim të Agim Poshkës, por për publikun në vijim erdhën dhe këngëtarë si Kamela Islami, Juliana Pasha, Erga Halilaj, Mariza Ikonomi, Era Rusi, Flaka Krelani etj, të cilët erdhën para publikut në natën e tretë të festivalit. Festivali i 48-të i këngës në RTSH solli në dy netët e tij të para 36 këngë të reja nga artistë të njohur dhe të rinj, ku nën regjinë e Osman Mulës, drejtim artistik të Selim Ishmakut, skenografi të Carlo Cane nga organizatorët ky festival u cilësua si një spektakël. Vlerësimi i këngëve këtë vit i ishte besuar emrave të njohur të artit shqiptar, si Luan Zhegu, Zana Çela, Saimir Braho, Flamur Shehu e Agron Tufa. Këtë vit orkestra jo vetëm që e gjitha luajti drejtpërdrejtë, jo vetëm harqet, por edhe frymorët, etj, por ishin edhe katër back vokale, që shoqëruan këngëtarët konkurrentë. Çdo këngë ishte e shoqëruar me performanca skenike. Çdo njëra p