E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvira Diamanti merr në dorë drejtimin e Arkivit të Filmit

Ministri i Kulturës emëron aktoren e njohur në krye të AQSHF Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të drejtohet nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Elvira Diamanti. Aktorja e njohur ka një karrierë të pasur kinematografike, gjithashtu dhe në teatër. E vlerësuar për personazhet që ajo ka interpretuar në film dhe në teatër, Diamanti ka qenë edhe më parë drejtuese institucionesh kulturore. Ndërkohë që në datën 30 dhjetor 2009 aktorja emërohet nga Ministri i TKRS z. Ferdinand Xhaferri, drejtoresha e re e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit,

ku znj.Elvira Diamanti merr postin e z.Artan Minarolli pas largimit të këtij të fundit për arsye të emërimit të tij në krye të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Aktorja Elvira Diamanti lindi më 30 nëntor të vitit 1962 në qytetin e Vlorës. Ka filluar karrierën e saj artistike me rolin Teutës, në filmin Radiostacioni, 1979, me regji të Rikard Larjes. Më pas do të vazhdonin shumë role në kinematografi dhe në teatër, por roli që e bëri të njohur është ai i Marigosë në filmin Përrallë nga e kaluara në vitin 1987, rol për të cilin do të vlerësohej me çmimin e III-të në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar, në vitin 1987. Në vitin 1988 diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve. Ka punuar deri në vitin 2002 në Teatrin Kombëtar dhe që prej këtij viti ishte Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve (ish Teatri i Kukullave) deri në vitin 2008. Më pas punoi si Shefe Protokolli pranë Presidencës së Republikës. Ky institucion shkëmben materiale arkivore për zgjerimin e pasurimin e inventarit te tij me homologe shtetërore e private brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kushte reciprociteti. Në vitin 1998 AQSHF kthehet në një institucion të hapur dhe fillon programet e veta të shfaqjeve në fillim në salla të tjera dhe pastaj brenda ambienteve të veta. Në vitin 1999 hapet salla Kolë Idromeno me 40 vende. Në vitin 2000 inaugurohet Salla 2000 e shfaqjeve të filmit me 120 vende, ku funksionojnë aparatet optike të projeksionit të dhuruara nga Televizioni Shqiptar. Në vitit 2001 fillon hedhja e informacionit arkival në sistemin databazë. Në 2002 krijohet fondi i seleksionuar i hedhur në SVHS me qëllim të organizimit të shfaqjeve publike edhe jashtë Tiranës. Në vitin 2003 AQSHF pasurohet me negativa të fotove nga historia e kinematografisë shqiptare. Në 2005 me Ligjin Nr. 9353, dt. 3.3.2005 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8096, dt. 21.3.1996 Për kinematografinë, fondi i prodhimit shtetëror të ish Kinostudios Shqipëria e re, filma artistikë, dokumentarë dhe kronika të periudhës 1945-1990, kalon nën administrimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike. Në 2005, AQSHF në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përgatit Projekt Statutin dhe Rregulloren e Brendshme të AQSHF dhe në janar 2006, miratohet statuti i AQSHF.Arkivi, një qendër kulturore që ruan pasurinë filmikeAQSHF-ja merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja kinematografike e televizive dhe veprave studimore, duke respektuar të drejtat morale dhe ekonomike të autorit. Ky institucion shkëmben materiale arkivore për zgjerimin e pasurimin e inventarit te tij me homologë shtetërore e private brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kushte reciprociteti. Ai që sot quhet Arkivi i Filmit ka qenë thjesht një depo, trashëguar nga lufta dhe e vendosur pranë kullës së Sahatit në Tiranë. Funksionet e tij ishin ato të një Kinemateke. Në 1947, në bazë të vendimit 160 të Këshillit Ministerial, me dekret Nr. 314 të ligjit Nr. 422 Mbi shtetëzimin e kinemave, krijohet Ndërmarrja Kinematografike Shqiptare, fillimisht si një magazinë ruajtjeje për filmat e grumbulluara nga shtetëzimi i kinemave private. Në prill të vitit 1963, Federata Ndërkombëtare e Arkivave të Filmit (FIAF) me qendër në Paris, propozon anëtarësimin e Filmotekës në këtë Federatë. Në vitin 1970 Arkivi i Filmit u pranua në FIAF si anëtare me të drejta të plota. Nga viti 1947-1996, Arkivi funksionoi si një nga degët e Kinostudios Shqipëria e re. Në vitin 1989 filloi ndërtimi i ri i godinës së Arkivit, i cili përfundoi në fund të vitit 1990, kur filloi edhe transferimi i fondit. Në 1 prill të vitit 1997, AQSHF shkëputet nga Alba Filmi, ish Kinostudio Shqipëria e re, dhe hyn në radhën e Institucioneve të tjera kulturore me përgjegjësinë që krahas librit, pikturës, muzikës e folklorit, shoqëria shqiptare të ruajë dhe të mbrojë edhe veprat e artit të shtatë, si të konstitucionit të saj shpirtëror historik ashtu edhe të huaj. Nga aktiviteti i aktores Filmografia:-Ne dhe Lenini - (2008)-Dasma e Sakos - (1998)-Një djalë e një vajzë - (1990)-Muri i gjallë - (1989)-Përrallë nga e kaluara - (1987)-Të shoh në sy - (1984) televiziv-Dasma e shtyrë - (1984)-Shokët - (1982)-Në prag të lirisë - (1981)-Shoqja nga fshati - (1980)-Liri a vdekje - (1979)-Radiostacioni - (1979)Teatër:-Kush e solli Doruntinën (1989)-Mësuesi i Letërsisë-Nata me hënë-Shi në plazh (1982)-Shtëpia e Bernarda Albës-Vdekja e DantonitNga Julia Vrapi

Last Updated on E Hene, 04 Janar 2010 21:09

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›