E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onufri 2009, punimet e 31 artistëve ngjallin kureshtjen e publikut

Galeria Kombëtare e Arteve këto ditë dhjetori hapi dyert e saj për edicionin e 16-të konkursit Onufri 2009. Këtë vit ai është i gjithi shqiptar, me pjesëmarrjen e 31 artistëve. Konkursi  Onufriështë aktiviteti më i madh i artit pamor në harkun e një viti, i cili është hapur nga data 24 dhjetor për të qëndruar deri më datë 4 shkurt në GKA. Onufri 2009 vjen nën titullin dhe kornizën Dëshmi dhe Dëshira. Nga punonjës të këtij institucioni bëhet ditur se konkursi

Onufrika ngjallur kureshtjen e vizitorëve , të cilët nuk kanë munguar këto ditë dhjetori në sallat e GKA. Në këtë konkurs të arteve pamore nuk përfaqësohet vetëm piktura, por edhe mediumet e tjera si fotografia dhe videoinstalacionet. Kurator i këtij edicioni është Parid Teferiçi, poet , piktor, njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të artit. Kuratori Parid Teferiçi ka ndërtuar një ekspozitë pa temë, duke kërkuar ndryshimin në pikëpamjen mbi këtë konkurs të arteve pamore, që jo pak herë ka rënë edhe në klishenë e ilustrimit dhe të paracaktimit teorik të produktit artistik pamor të vendit. Kjo ekspozitë është një hulumtim i hollësishëm i skenës  (apo siç thotë vetë kuratori Teferiçi edhe i prapaskenës ) së arteve pamore në vend. Me pjesëmarrjen e artistëve të brezave dhe qëndrimeve të ndryshme artistike Dëshmi dhe Dëshira reflekton produktin artistik real të një skene sa problematike aq edhe produktive, që tenton pjekjen dhe rritjen cilësore përmes luhatjeve dhe zhvillimit komunikues të një gjuhe shprehëse në kushtet e transformimit të vazhdueshëm. Onufri i këtij viti titullohet Dëshmi dhe Dëshira, për të shprehur në këtë mënyrë dy pulsionet kryesore, dy shtysat më të brendshme të vullnetit kreativ në Shqipëri, pas diktaturës komuniste, e cila ishte represive dhe deprimuese për artistin shqiptar, ku ai nuk mund të shpaloste dhe të realizonte dëshirat e tij, por njëkohësisht e kishte të pamundur të ishte një dëshmitar i sinqertë për realitetin. Kërkova të bëja një "Onufër", në të cilin kuratori të jetë në rolin më modest të mundshëm. Ai është thjesht një sistemues, reklamues dhe vetrinist i një situate të caktuar, jo imponues i një vizioni, apo i një teme, pohon kuratori Teferiçi.   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›