E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankand për të ndihmuar Shkodrën

Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës (SHAFK )organizon një ankand publik për shitjen e punimeve artistike (pikturë, vizatim, grafikë, fotografi, dizajn). Ankandi hapet në Fakultetin e Arteve “Art Center”, Prishtinë, të mërkurën, në orën 12.00. Qëllimi i këtij organizimi është të jepet edhe një ndihmë sado e vogël për familjet që pësuan nga vërshimet në Shkodër dhe rrethinë.

Grumbullimi i mjeteve nga punimet e shitura do të shkojnë për në Shkodër, konkretisht te familjet e prekura. Punimet e ekspozuara për shitje do të jenë nga artistë më të njohur nga Kosova, ku qytetarët do të kenë mundësi që t’i blejnë këto punime me çmime më të volitshme, të cilat fillojnë nga 50 euro e lart.

Shkuarja në ankand dhe mundësia për të blerë dhe ndihmuar njëkohësisht duhet të konfirmohet me e-mail adresë e cila është sh_a_f_k@hotmail.com; ose në numrat +377 44 222978, +377 44 258533, +377 45 389808.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›