Bertina dhe Erioni, një afrim për lojë
Pas festimeve të ditëlindjes së Erionit, Jetmiri i tregon atij për planin e bërë dhe bisedat për t’i mbushur mendjen Bertinës, në mënyrë që ajo të realizonte pjesën tjetër të planit: provokimin ndaj Erionit. Ky i fundit ia kthen se këtë e kishte kuptuar mirë. Bertina nuk mund t’i afrohej në atë mënyrë që në ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi
Big Brother
Kanë debatuar, i kanë vendosur pseudonime nga më të ndryshmet njëri-tjetrit, kanë luajtur e kanë kënduar... Kështu ka kaluar një tjetër ditë e banorëve të shtëpisë më të madhe në vend, një ditë e cila është kurorëzuar me ditëlindjen e Erionit dhe përgatitjen e surprizave për të. Jetmiri i ka treguar më pas Erionit për planin e bërë dhe bisedat për t’i mbushur mendjen Bertinës që të realizonte pjesën e dytë të planit, provokimin ndaj Erionit. Ky i fundit ia kthen se këtë e kishte kuptuar mirë. Bertina nuk do mund t’i afrohej në atë mënyrë që ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi.
Bertina dhe Erjoni
Në dhomën e gjumit diskutohet për karakteret. Erjoni pyet Bertinën në lidhje me sjelljet dhe veprimet e saj. Nga ana tjetër vajza flet për tipin dhe karakterin e saj. Në bisedë e sipër, Erjoni i tregon asaj për përshtypjet që ajo lë. Ai e pyet se si e përkufizon Bertina veten. Ajo e përkufizon veten si një vajzë serioze dhe njeri që flet dhe qesh pak. I urren ata që flasin shumë dhe kot. Ndërsa djali insiston ta ngacmojë vajzën të flasë për veten dhe personalitetin e saj. Në diskutim e sipër biseda e tyre zhvendoset në çështje të tjera. Kështu ata fillojnë të flasin për banorët e tjerë, për mënyrën e sjelljes së banorëve në familjen “Big Brother”, dhe për familjen.
Kundër Erionit
Banorët i përmbahen planit që thurën gjatë ditës për t’i bërë një surprizë Erionit me rastin e ditëlindjes. Gjatë gjithë mbrëmjes ata diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, por që në qendër të vëmendjes duhej të ishte Erioni. Diskutimet kishin për bazë kundërshtimin e ideve dhe mendimeve të këtij të fundit e si rezultat, Erioni të ndjehej në siklet, i sulmuar dhe i nevrikosur. Të gjithë banorët, edhe pse në disa raste bien ndesh me mendimet e tyre reale, janë kundër tij dhe këtë gjë ia vënë në dukje shpesh herë.
Gëzuar ditëlindjen Erion!
Ndërsa Erioni përpiqet që t’u mbushë mendjen të gjithë banorëve se idetë e tij nuk janë aspak të gabuara, Valentina i afrohet dhe i dhuron një tufë me lule. Banorët e tjerë duartrokasin dhe i këndojnë “Shumë urime për ty”, duke e uruar atë për ditëlindjen. Më pas ata i tregojnë se i gjithë debati ishte i sajuar pikërisht për t’i bërë këtë surprizë. Vëllai i Madh u vendos muzikë për ta bërë atmosferën më festive. Të gjithë fillojnë të kërcejnë. Një buqetë me trëndafila të kuq ia dhuron edhe Bertina e në kartolinën e shkruar për të, Erioni lexon se është nga Vëllai i Madh, banorët dhe shoqëria. Erioni duket tepër i lumtur e i emocionuar. Ai u jep të gjithë banorëve nga një trëndafil dhe i falënderon për surprizën e bukur. Ata vazhdojnë të kërcejnë e të festojnë. E papritur për Erionin është momenti kur djemtë i kërkojnë që të ulet në një karrige. Bertina, e më pas e Valentina, kërcejnë për të, ndërkohë që të tjerët qëndrojnë përqark e duartrokasin.
Festa vazhdon
Banorët mendojnë të zhvillojnë një lojë për t’u argëtuar gjatë kësaj mbrëmjeje festive. Ata i mbyllin sytë me shall një banori dhe ai duhet të përpiqet të gjejë me anë të prekjes personin që ka përballë e në rast fitoreje, ata do të kërcejnë bashkë. Më pas ata mbyllin të gjithë sytë me shall e përpiqen të gjejnë një partner për të kërcyer. Banorët qeshin, argëtohen, kërcejnë e këndojnë. Festa zgjat, edhe pse muzika mbaron, e kjo gjë bën që banorët të improvizojnë muzikë e të këndojnë e kërcejnë.
“Hakmarrja”
Erioni dhe Jetmiri dalin në kopsht për të pirë cigare dhe bisedojnë për festën e zhvilluar dhe për lojën që i bënë për ditëlindje. Jetmiri i tregon për planin e bërë që paradite dhe bisedat për t’i mbushur mendjen Bertinës që të realizonte pjesën e dytë të planit, provokimin ndaj Erionit. Erioni ia kthen se këtë të fundit e kishte kuptuar mirë, sepse nuk kishte se si të ndodhte që Bertina të mund t’i afrohej në atë mënyrë që ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi. Banorët e tjerë ndodhen në dhomën e gjumit duke fjetur dhe nga kjo situatë, dy djemve u lind ideja që ndonjërit prej tyre t’i bëjnë ndonjë lojë. Ata mendojnë që të mbushin një enë me ujë e t’ia lënë te fundi i krevatit ndonjërit që kur të ngrihet, të laget. Erioni propozon se fillimisht këtë lojë do t’ia bëjë Bertinës, si “hakmarrje” për lojën që i bëri dhe ajo, por Bertina ngrihet nga shtrati duke mos ua dhënë këtë kënaqësi djemve. “Viktimat” e tjera të lojës bëhen Pamela dhe Eduardi. Pasi sigurohen se të tjerët janë në gjumë, ata zbatojnë planin e tyre.
Lojë e parealizuar
Zgjimi duket tepër i vështirë për banorët pas festës së mbrëmshme dhe fjetjes në orët e vona. Erjoni dhe Jetmiri, dy banorët që fjetën të fundit, fillojnë të protestojnë për këtë zgjim të hershëm, sipas tyre duke ngarkuar me faj Valentinën e Gjimin, i cili sapo u zgjua, u ngrit menjëherë nga shtrati. Eduardi shkon të bisedojë me Erionin për lojën që i kishin bërë me enën me ujë dhe shuan kuriozitetin e Erionit se si ai nuk u njom kur u ngrit nga shtrati. Eduardi i tregon se edhe pse ishte në gjumë mbrëmë, kishte kuptuar se diçka po ndodhte në dhomë, pasi kishte ndjerë zhurmën e transportimit të enës nga një krevat në tjetrin e ndaj u tregua i kujdesshëm. Loja e dy djemve nuk funksionoi, pasi edhe Pamela e sheh enën me ujë që para se të ngrihet nga shtrati. Banorët ngrihen me radhë e këndojnë dhe bisedojnë për këngët e vendosura në sfond.
Karaktere të pazbuluara
Erioni i cilëson banorët e “Big Brother 3” si një grup shumë i mirë. Këtë mendim ai e ndan me Eduardin. Erioni vlerëson te banorët mënyrën se si sillen dhe se si reagojnë në situata të ndryshme, pa pasur mosmarrëveshje, debate apo zënka me njëri-tjetrin, por shton edhe se të paktën kështu duken. Eduardi i mëshon kësaj të fundit dhe thotë se vetë ka disa rezerva për sa u përket banorëve. Ai tregon se me mendje u bën “testin e të vërtetës” në situata të ndryshme dhe rezultati është negativ, duke mos kuptuar se pse. Të dy banorët mendojnë se është akoma herët për të zbuluar realisht karakterin e banorëve të tjerë.
“Konkurrente e jo prind”
Valentina shqetësohet për shëndetin e vajzës së saj, Domenikës. Ajo vë re se Domenika nuk është veshur ende, ndërsa rregullon dhomën e gjumit. Valentina i kërkon që të shkojë të vishet e më pas të vazhdojë punën që ka nisur, por Domenika nuk do ta lërë përgjysmë atë që po bën. Valentina ia përsërit disa herë, gjë që shkakton mërzitjen e së bijës, e cila i kujton se këtu nuk është në rolin e nënës, por të konkurrentes dhe se nuk duhet t’i bëjë të tilla kritika. Pamela ndërhyn në bisedë dhe thotë se sado konkurrente të ndihen me njëra-tjetrën, sërish ajo nuk mund të dalë nga roli i nënës. Valentina premton se do të sillet si konkurrente me të bijën, ashtu si deri tani, por shton se dhe shëndeti duhet ruajtur.
Banorët flasin për femrat
Ulur në tavolinën e ngrënies, banorët flasin për trupin e femrës. Opinionet e tyre janë të ndryshme. Gjimi shprehet se pëlqen femrat e mbushura dhe jo ato që janë të dobëta. Ai kundërshtohet nga të tjerët. Megjithatë Gjimi vazhdon me mendimin e tij, duke e plotësuar se vajzat e mbushura duken më bukur se vajzat e dobëta në plazh. Në bisedë përfshihen të gjithë. Ata diskutojnë për të mirat dhe të këqijat që sjell mbipesha, por edhe nënpesha. Pjesa më e madhe e tyre mbështesin idenë se një trup elegant ka një probabilitet më të madh për të fshehur vitet e jetës së një personi. Në shumicën e rasteve, personat që kanë një trup të hollë, duken më të rinj se sa mosha e tyre reale. Këtë mendim Domenika e ilustron edhe me një histori të sajën. Edhe banorët e tjerë e mbështesin këtë mendim dhe fillojnë të tregojnë edhe ata histori të ngjashme, ku janë befasuar nga trupi i femrave të cilat kanë pasur një moshë më të madhe se ajo që duken. Në bisedën e tyre nuk mund të lihet pa përmendur edhe trupi i mashkullit. Janë vajzat ato që ndajnë mendimet se cili është trupi i përsosur i një mashkulli.
Bashkëjetesa
Nga femrat, biseda zhvendoset për mënyrën se si lidhen njerëzit me njëri-tjetrin. Bertina dhe Gjimi diskutojnë për aparencën e një femre në një çift. Bertina thotë se në një çift femra është gjithmonë më e paraqitshme. Mendimin e saj e kundërshtojnë të tjerët, pasi ata quajnë të rëndësishme edhe gjëra të tjera te partnerët. Duke diskutuar për çiftet, biseda zhvendoset te bashkëjetesa. Valentina është e mendimit se bashkëjetesa është diçka shumë e mirë në një marrëdhënie, pasi, sipas saj, i jep mundësi partnerëve të njohin më mirë njëri-tjetrin. Mendimin e saj e përkrahin edhe të tjerët. Biseda vazhdon dhe zhvendoset në marrëdhënien familjare. Ata flasin se si femrat sot marrin guximin të bëjnë disa veprime, përfshi këtu edhe bashkëjetesën fshehurazi familjes, për t’iu shmangur mentalitetit dhe shoqërisë. Banorët ndajnë mendimet e tyre për çështje të ndryshme. Graciela kundërshton mendimet e Gjimit në lidhje me bashkëjetesën, mentalitetin dhe me lirinë e të vepruarit jashtë ndikimit të familjes.
#