Nënë Tereza, një dokumentar për jetën e saj
Dokumentari
Gjendet në internet. Përcjell imazhe dhe fakte të panjohura
Jeta e Nënë Terezës rrëfehet përmes një dokumentari të titulluar “Nënë Tereza. Një vajzë e quajtur Gonxhe”. Me rastin e 100- vjetorit të lindjes së saj në Shkup, më 26 gusht 1910, ky dokumentar vjen nën patronazhin e Komisionit për të Mirat Kulturore të Kishës në Vatikan. Dokumentari së bashku me një libër tashmë gjenden në versionin online në internet, për të gjithë ata që duan të njohin nga afër një figurë si ajo e shenjtores shqiptare. Siç edhe bën të ditur agjencia “Zenit”, ky dokumentar rrëfen sekretin e lindjes së vokacionit të murgeshës së Kalkutës, duke dokumentuar edhe me imazhe të panjohura e të pashfaqura më parë historinë e familjes së saj, gjendjen sociale dhe ekonomike ku formoi eksperiencën e saj jetësore. Ky dokumentar, i cili mund të gjendet në sitin në internet HDH Communications, ka të bashkëngjitur edhe një volum me biografinë e Nënë Terezës së bashku me dëshmitë e Papa Benediktit XVI dhe të Papa Gjon Palit II, si dhe të tjerë personazhe që e njohën nga afër këtë shqiptare të madhe.
#