E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi, BSH-ja hedh në shitje 11.9 miliardë lekë bono thesari



Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka përfunduar dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 3, 6 dhe 12 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për BSH-në. Vlera totale e shitur në ankand është 11.9 miliardë lekë. Për bonot me maturim 12 mujor nga 21 kërkesat konkurruese të paraqitura u pranuan 19 prej tyre. U kërkuan për shitje bono me vlerë 5. 979.750.000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 3.979.750.000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 8.21 për qind, yield-i minimal i pranuar është 7.85 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 8.07 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 8.13 për qind. Këto bono maturohen më 07.05.2009. Për bonot me maturim gjashtëmujor u pranuan 10 nga 12 kërkesat konkurruese të paraqitura, dhe u shitën 3.540.610.000 lekë nga vlera e kërkuar prej 4.090.610.000 lekë. Ndërkohë që Yield-i maksimal i pranuar është 7.53 p-ër qind, yield-i minimal është 7.38 për qind, ai mesatar i thjeshtë është 7.44 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 7.51 për qind. Këto bono do të maturohen në 20.11.2008. Për bono me maturim 3 mujor, u shit e gjithë vlera e kërkuar në shumën 1.465.800.000 lekë, ndërkohë që u pranuan të 3 kërkesat e paraqitura. Këto bono do të maturohen në 07.08.2008. Yield-i maksimal i pranuar është 6.30 për qind, yield-i minimal i pranuar është 6.27 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 6.29 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 6.28 për qind.

8 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›