E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi përshëndet vendimin për heqjen e parapagimit të gjobës



Organizatat e biznesit në Shqipëri vlerësuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e "nenit të gjobave" në ligjin "Për procedurat tatimore". Gjatë një konference për shtyp dje, përfaqësuesit e organizatave të biznesit në vend e konsideruan vendimin e Gjykatës Kushtetuese jo vetëm në favor të biznesit, por edhe të përmirësimit të legjislacionit tatimor dhe klimës së të bërit biznes në vend. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Philip Bay tha, se "ne pretendojmë që zgjidhje të tilla të vijnë nga tryeza të përbashkëta me qeverinë dhe jo nëpërmjet rrugës së hjykatës”. Ai shtoi më tej se, “ne besojmë që qeveria dhe Komisioni i Ekonomisë, do të reflektojnë këtë vendim të Gjykatës në projektligjin e ri, duke i dhënë zgjidhjen përfundimtare një problemi që e ka vënë biznesin përballë qeverisë prej mëse një viti”. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka përshëndetur edhe FMN-ja dhe BB-ja, të cilat kërkojnë nga shteti një klimë më favorizuese për biznesin.

8 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›