Gjyqtarët nxjerrin në “nxehje” Superligën

Kategoria Superiore rinis të shtunën (2 shkurt), por "nxehja" e motorëve të saj nisi të enjten me përcaktimin e shortit të gjyqtarëve. Sfidat e nxehta të javës së 18-te janë dy: Tirana-Elbasani (dy ekipe që ndajnë vendet 3-4) dhe Besa-Dinamo, ku kryesuesja e kampionatit do të luftojë fort për të përmirësuar rekordin e saj sezonal, pa asnjë humbje në transfertë.
Supersfida Tirana-Elbasani, që do të luhet nën ndricimin e prozhektorëve të "Qemal Stafës" do të gjykohet nga patosaraku Sazan Velcani (ndihmës të tij Mesi dhe Elezi).
Takimi i rëndësishëm Besa-Dinamo do të gjykohet nga ndërkombëtari Albano Janku. Sfidat e tjera: Skenderbeu-Partizani (Dobi), Flamurtari-Shkumbini (Peza), Teuta-Besëlidhja (Meta) dhe Kastrioti-Vllaznia (Pashaj). Takimi midis skuadrës së Vasil Bicit dhe asaj të Mirel Josës do të zhvillohet në fushën asnjanës "Tofik Jashari" në Shijak.
Kategoria Superiore: Java 18, ndeshjet dhe gjyqtarët
1. Tirana-Elbasani (17:00) : S.Velcani, B.Mesi-F.Elezi
2. Besa-Dinamo (14:30): A.Janku, D.Rexha-E.Bicaku
3. Skenderbeu-Partizani (14:30): E.Dobi, E.Miho-L.Mustafaraj
4. Flamurtari-Shkumbini (14:30): E.Peza, R.Zhuli-G.Qirici
5. Teuta-Besëlidhja (14:30): K.Meta, A.Pregja-A.Mali
6. Kastrioti-Vllaznia (14:30): B.Pashaj, D.Koreshi-S.Avdo (Shijak)
KATEGORIA SUPERIORE
Renditja pas Javes 17
1 Dinamo 37
2 Partizani 31
3 Elbasani 30
4 Vllaznia 28
5 Tirana 28
6 Besa 27
7 Shkumbini 24
8 Flamurtari 22
9 Kastrioti 20
10 Teuta 12
11 Beselidhja 12
12 Skenderbeu 8