Ankandi, të huajt blejnë piktorët shqiptarë
20/03/2005 Mondaniteti dhe luksi i ballos “Të shohësh dhe të të shohin”, ka qenë një fat për piktorët shqiptarë. Ankandi i parashikuar gjatë kësaj mbrëmje, i organizuar në Pallatin e Brigadave një ditë më parë, ka përfunduar me shitjen e të pesë punëve të piktorëve tanë. Shumica e punëve të nxjerra në ankand, flitet se janë blerë nga të huajt, pjesëmarrës në ballo. Ndërsa ka qenë dhe një biznesmen shqiptar, i cili ka blerë dy tablo. Por, zyrtarisht asnjë shifër dhe asnjë emër nuk është publikuar. Informacioni mbi ankandin e parë të organizuar në Shqipëri, nga miqtë e bordit të Galerisë Kombëtare të Arteve, ka qenë i rezervuar nga drejtori i Galerisë, Abaz Hado, i cili dje është shprehur se, anëtarët e jurisë do të dalin në një konferencë për shtyp, pasi të jenë bërë llogaritjet përkatëse të punëve nga ankandi.
Janë Idlir Koka, Mikael Drita, Genc Mulliq, Arif Lushi dhe Suela Muça, që kanë pasur fatin të selektohen nga ekspozita me 26 pjesëmarrës. Shuma e parave nga shitja e punëve, rreth 70% do të shkojë për restaurimin e tablosë së Kol Idromenos “Motra Tone”, dhe 25% do të përfitojnë artistët.
Thuhet se ankandi ka nisur rreth orëve të mesnatës së ditës së premte, duke u gdhirë e shtunë dhe se shuma me të cilat janë blerë tablotë, ka qenë e paparashikueshme për anëtarët e komisionit të përfaqësuar nga historiania e artit amerikan, Ashley Olters, bashkë me dy kolegët e saj nga Gjermania.